Tregime per burra qe jane ende femije

Proza narrative e Wilms Montt-it përbën horizontin më pak të njohur të veprës së saj, ku, me të njëjtin vrull që përshkon ditarët dhe poezitë e saj, ajo arrin të kapërcejë çdo kufizim të kohës së vet, duke u afirmuar si një nga shkrimtaret kiliane më vezulluese dhe më të pazakonta të fillimshekullit XX.

800.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928491039
SKU: ANL003
0

Përshkrimi

“Tregime për burra që janë ende fëmijë” u botua për herë të parë në Buenos Aires, më 1919, me pseudonimin Teresa de la†. Këto tetë tregime, që shkrimtarja ua kushtoi vajzave të saj, janë një përballje me terrorin, vetminë dhe vdekjen.

Duke i dhënë zë një kukulle prej lecke, një gomari apo fantazmës së një mushkari që endet me një kamë në kraharor, Teresa Wilms Montt thur pyetje sa rrëqethëse, aq edhe zbuluese: “A është e vërtetë se mirësia nuk ekziston?”.

Kështu, përmes një proze të veçantë dhe të zhveshur nga çdo tepri, ajo i paralajmëron lexuesit e saj për anën e muzgët të ekzistencës, sikur këto faqe të ishin këshilla për rrugëtimin e jetës.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Tregime per burra qe jane ende femije”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.