Carlos Ruiz Zafon

Carlos Ruiz Zafón është shkrimtari më i vlerësuar bashkëkohor i letërsisë spanjolle në gjithë botën. Ka lindur në Barcelonë më 25 shtator 1964 dhe është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, më 19 qershor 2020. Zafon e filloi karrierën si shkrimtar në vitin 1993, me librin Trilogjia e mjegullës, ku përfshihen Princi i mjegullës, Pallati i mesnatës dhe Dritat e shtatorit, seri librash për të rinj. Në vitin 1998, botoi romanin Marina. Tre vite më pas, konkretisht në vitin 2001 u botua Hija e erës, që u kthye menjëherë në një rast letrar ndërkombëtar, me dhjetëra milionë kopje të shitura në gjithë botën. Ky ishte romani i parë i sagës Varreza e Librave të Harruar, që vazhdoi me romanet Loja e engjëllit, I Burgosuri i qiellit dhe Labirinti i shpirtrave, një univers letrar që e ktheu këtë sagë në fenomenin e madh të letërsisë bashkëkohore, në të pesë kontinentet. Të gjithë romanet e Carlos Ruiz Zafon janë përkthyer në shqip dhe botuar nga DITURIA. Këto libra i gjeni edhe tek Libraria Leximtari.

Trilogjia e mjegulles

Trilogjia e mjegullës bashkon tre librat e parë të shkruar nga Carlos Ruiz Zafón, duke formuar një cikël romanesh me mister dhe aventurë. Plot intriga dhe befasi, të tre historitë formojnë një triptik ku elementet romanceske nga letërsia fantastike dhe gotike, të kombinuara me forcën e madhe tregimtare dhe stilin e pagabueshëm të autorit, do t’i ofrojnë lexuesit të ri një hyrje emocionuese dhe tërheqëse në botën e leximit, kurse lexuesit më të vjetër, një ftesë për të gëzuar këtë magji të re të leximit, që do të lërë gjurmët e veta tek ta.

1, 500.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928103956
SKU: BDI0305
0

Përshkrimi

Në këtë vëllim përfshihen romanet: Princi i mjegullës, Pallati i mesnatës dhe Dritat e shtatorit.

Një shtëpi misterioze në bregdetin atlantik të Spanjës dhe tre të rinj që zbulojnë sekretet e lashta që ai ruan, të lidhura me pakte të nënshkruara me një personazh djallëzor e misterioz, Princin e Mjegullës, që del nga hijet e natës për t’u zhdukur në agim.

Në Kalkutën e vitit 1916, një tren në flakë shqyen natën, ndërsa binjakët e porsalindur, Beni dhe Sheri shpëtojnë për mrekulli. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, thëngjijtë e atij zjarri kthehen e nisin sërish të digjen rreth dy të rinjve, duke shënjuar fatin e tyre.

Në një far në bregdetin e Normandisë, Irena dhe Ismaeli hyjnë në botën e fshehtë të një prodhuesi lodrash, një enigmë që do t’i bashkojë ata përgjithmonë, duke i zvarritur në një botë të komplikuar dritëhijesh.

Tri romanet e para të autorit të veprës Hija e erës, të bashkuara në një vëllim të vetëm.

Atmosfera gotike, drama marramendëse dhe personazhe që nguliten në mënyrë të pashlyeshme në mendjet e lexuesit. Kombinimi i pashoq i aventurës, misterit e ankthit, nga dora e mjeshtrit rrëfimtar, autorit ë romanit Hija e erës.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Trilogjia e mjegulles”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.