XXXIII Tregime te zgjedhura – Andon Andoni
- Autori: Andon Andoni
- Shtëpia botuese: Botime M & B
Përshkrimi
Andon Andoni rikthen me vetëdije estetike dhe finesë stilistike traditën e prozës klasike shqiptare, duke riaktualizuar poetikën e saj dhe duke dialoguar në mënyrë implicite me modele të konsoliduara të traditës si Mitrush Kuteli dhe Sotir Andoni. Duke zgjedhur të lëvrojë tregimin – një nga format më kërkuese të ligjërimit narrativ – autori përballet me një ekonomi shprehjeje ku densiteti kuptimor dhe intensiteti emocional janë përcaktues.
Universi i tij narrativ ndërtohet mbi figura të përditshmërisë: njerëz të zakonshëm, të rrënjosur në hapësirën rurale dhe në ritmet ciklike të jetës, ku gazmimet e vogla dhe dhimbjet e heshtura bashkëjetojnë në një drejtpeshim të brishtë ekzistencial. Këto rrëfime nuk artikulohen përmes ngjarjeve të jashtëzakonshme, por përmes një mikrokozmosi shpirtëror që pulson nën sipërfaqen e monotonisë që duket së jashtmi.
Në këtë optikë, proza e Andonit përfton një dimension të përjetshëm, duke u lidhur me atë që filozofi dhe poeti rumun, Lucian Blaga, e koncepton si ontologji të hapësirës rurale – “përjetësia ka lindur në fshat”. Autori i qaset realitetit me një etikë të përmbajtur të vëzhgimit dhe me një ndjeshmëri të rafinuar ndaj dinjitetit njerëzor, duke dëshmuar se thelbi i bukurisë qëndron në thjeshtësinë e jetës dhe në autenticitetin e përvojës njerëzore.
Luan Topçiu
Më shumë info për këtë artikull
- Data e publikimit: 06/05/2026
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.