Fortesia e fundit truri dhe mendja
- Autori: Ethem Ruka
- Shtëpia botuese: Mediaprint
- Redaktori: Silvana Farruku
Ky libër është një ftesë për reflektim të thellë dhe debat qytetar, një thirrje për të mos u dorëzuar para entuziazmit të shpejtë për teknologjinë, por për të kërkuar një rrugë që respekton thelbin e identitetit njerëzor. E ardhmja është një bast që duhet ta luajmë me përgjegjësi, me dije dhe me guxim.
1, 200.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.1, 080.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 080.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Truri ka qenë gjithmonë një enigmë magjepsëse për njerëzimin, një univers i brendshëm që zbulohet ngadalë, por kurrë plotësisht.
Ky botim është një përpjekje për të ndjekur gjurmët e tij, nga origjina biologjike e deri te ndërveprimi i sotëm me inteligjencën artificiale, me një synim të vetëm: të kuptojmë më mirë veten në epokën, kur teknologjia rrezikon ta riformulojë përkufizimin e asaj, se çfarë do të thotë të jesh njeri.
Në botën, ku kufijtë mes natyrës dhe makinës po fshihen, ku inteligjenca artificiale sfidon dhe plotëson atë njerëzore, ku telepatia teknologjike dhe ndërfaqet tru-kompjuter po na afrojnë në një realitet që dikur dukeshin si fantazi, pyetjet e mëdha janë më të domosdoshme se kurrë:
A do të mbajmë dot kontrollin mbi mendjet tona?
A do të ruajmë identitetin dhe lirinë tonë?
Apo do t’i nënshtrohemi një epoke ku makina do të përcaktojë fatin tonë?
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 228 Faqe
- Data e publikimit: 05/11/2025
- Mosha e leximit: mbi 14 vjec
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.