Wladislaw Jachtchenko

<strong>Wladislaw Jachtchenko,</strong> apo thjesht Wlad, është një nga folësit më të mirë në Europë. Ai mban referate dhe trajnon që prej vitit 2007 politikanë, drejtues dhe punonjës të kompanive prestigjioze si Allianz, BMW, ProSieben, Westwing, 3M e shumë të tjera. Ai u ofron klientëve të tij jo vetëm metoda për një retorikë profesionale, por edhe teknika efektive bindëse, metoda për negociata të suksesshme, menaxhime konfliktesh në mënyrë profesionale dhe sigurisht teknika për një lidership efektiv. Wlad-i ka studiuar Shkenca Politike, Drejtësi, Histori dhe Shkenca të Krahasuara në Letërsi në Mynih dhe Nju Jork. Pas aktivitetit të tij si jurist në një zyrë në Munih dhe pas punës së tij si punonjës shkencor pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ai ndoqi pasionin e tij dhe që prej vitit 2007 punon si trajnues biznesi. Po kështu pjesë e specialiteteve të tij janë seminaret e suksesshme, si dhe trajnimet intensive për të gjitha temat, që lidhen me lidershipin dhe komunikimin.

Fuqia e psikologjise pozitive

Nuk ke pse të jesh armiku më i madh i vetes. Duke ndryshuar mënyrën se si mendon, si i interpreton përvojat dhe si reagon ndaj sfidave, mund të krijosh një marrëdhënie më të mirë me veten dhe të përballesh me jetën me më shumë siguri. Besimi te vetja fillon me mënyrën se si zgjedh t’i flasësh vetes.

Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928846143
SKU: BAT0665
0

Përshkrimi

Mënyra e duhur e të menduarit për më shumë vetëbesim dhe qetësi

A je shpesh tepër kritik ndaj vetes? E ke të vështirë të shprehësh mendimin tënd, të mbrosh qëndrimin tënd apo të mos ndikohesh nga opinionet e të tjerëve? A e gjen veten duke u shqetësuar për atë që mendojnë të tjerët dhe duke dyshuar në aftësitë e tua?

Shpesh, ne i krahasojmë jetët tona me ato të të tjerëve dhe kemi përshtypjen se ata i përballojnë sfidat më lehtë, ruajnë qetësinë në situata stresuese dhe kanë më shumë besim te vetja. Por pas këtyre krahasimeve fshihen shpesh pasiguritë tona, pritshmëritë e larta dhe zëri kritik që mbajmë brenda vetes. Por, çfarë do të ndodhte nëse do të mësoje ta ndryshoje mënyrën se si flet me veten dhe si i përballon sfidat e përditshme?

Në librin “Fuqia e Psikologjisë Pozitive”, autori dhe trajneri i biznesit Wladislaw Jachtchenko prezanton një qasje praktike, të ndërtuar mbi shtatë hapa të psikologjisë pozitive, për të të ndihmuar të zhvillosh një mendësi më të shëndetshme, të forcosh vetëbesimin dhe të fitosh më shumë qetësi të brendshme.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Fuqia e psikologjise pozitive”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori