Rruga per tu bere dikush

1, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928277756
SKU: TOE0420
0

Përshkrimi

Eksperienca më profesionale psikologjike… Dhe një nga eksperiencat më emocionale të jetës. E mbushur me bukurinë që të jep njohja e njerëzve të rinj; e sfiduar nga vështirësitë dhe e helmatisur nga vuajtjet e tyre të jetës; e ëmbëlsuar me kënaqësinë e ringritjes së tyre…

Siç është jeta njerëzore – një udhëtim në rrugë të shtruara e në gërxhe të thepisura. Kështu është edhe eksperienca klinike – një udhëtim i ngjashëm, që tashmë kryhet brenda psikikës dhe brenda marrëdhënies.

Kam nxitur veten të mbaj bashkë me ta peshën e vuajtjes së tyre pa u shitur mend atyre për këtë. Kam kërkuar të angazhohem dhe të mbështes… Kam besuar në forcat e tyre dhe kemi arritur diku. Me shumë sukses, me pak sukses. Sipas rastit.

Ngjarjet që përshkruhen në këtë libër tregojnë në njëfarë mënyre edhe se çfarë ndodh në studiot e psikologëve. Një pjesë e madhe e punës është e shoqëruar, si për dreq, me vuajtje.

Pse, përsëri do të vuajë njeriu që ka kërkuar ndihmë psikologjike? Po. Sepse puna psikologjike është një lloj kirurgjie pa anestezi. Por këtë radhë dhimbja e tij do të jetë rritëse… Si edhe dhimbja që do të ndiejë psikologu vetë.

Unë jam rritur bashkë me klientët e mi. Ndryshe, nuk do të kisha mundur të ndihmoja…

Autori

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Rruga per tu bere dikush”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.