Shiko pjesërisht

Shihemi ne maje-TN

“Shihemi në majë” është një libër i shkruar posaçërisht për ata që besojnë se çdo njeri ka lindur për të bërë gjëra të mëdha. Përmes këtij rrëfimi frymëzues, Kosta Petrov ju fton të hyni në një botë ku pengesat janë thjesht hapa drejt suksesit dhe ku gjithçka është e mundur nëse keni guximin të besoni. Një udhërrëfyes modern drejt arritjeve të larta, i cili ka frymëzuar mijëra lexues në rajon. Zbuloni forcën tuaj të brendshme dhe nisni rrugëtimin drejt suksesit, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928235718
SKU: TOE0376
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

Udhëtimi nëpër “rrugën në të cilën rrallë kalohet” drejt suksesit global

Le të jetë ky libri që do t’ju shërbejë për të bërë diçka ndryshe nga çdo gjë që keni guxuar të bëni deri më tani! “Shihemi në majë” është shndërruar në një fenomen të vërtetë, duke qenë një ndër librat më të shitur të viteve të fundit, ndërsa autori i tij, Kosta Petrov, renditet ndër shkrimtarët modernë më të lexuar maqedonas.

Kosta Petrov, themeluesi i kompanisë globale “P World”, ju fton në një udhëtim të sinqertë nëpër përrallën e tij jetësore. Kjo histori është e mbushur me momente të jashtëzakonshme, me ngjitje marramendëse dhe rënie të dhimbshme, me përvoja sa të këndshme aq edhe sfiduese, të cilat janë pjesë e pandashme e asaj që ai e quan “rruga në të cilën rrallë kalohet”. Ai që zgjedh këtë shteg dhe e përballon me qëndrueshmëri, në fund e pret shpërblimi i merituar.

Gjatë rrugëtimit të tij mbresëlënës, Petrov na njeh me ballafaqimin me mundësitë e mëdha në Amerikë, skenat e hidhura e mësimdhënëse në Pragë, jetën në qendrën e luksit në Dubai, dhe së fundi, me sfidën e madhe të krijimit të një brendi global pikërisht në rajonin tonë. Ky libër nuk është thjesht një biografi biznesi, por një manifest për çdokënd që kërkon të thyejë kufijtë e vetes dhe të arrijë majat.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Shihemi ne maje-TN”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori