Libraria

Po shfaqen 25–48 nga 115 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Ditari i nje te burgosuri – Nicolas Sarkozy

(0)
1, 200.00 L

Nicolas Sarkozy ka ardhur në gjuhën shqipe nga Botimet Dudaj me dy libra: Pasione dhe Koha e stuhive, që trajton sfidat bashkëkohore me të cilat përballet Franca. Ditari i një të burgosuri, botuar në vitin 2025, është një dëshmi introspektive mbi 21 ditët e kaluara në burgun La Santé, ku përshkruan vetminë dhe forcën e brendshme që ka nxjerrë nga kjo përvojë. Sarkozy njihet për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe aftësinë për të nxitur debat. Shkrimet, ashtu si edhe karriera e tij, vazhdojnë të ushqejnë diskutime mbi të ardhmen e Francës.

Perballe Ahmet Zogut

(0)
1, 200.00 L

Një vepër që sjell në dritë dokumente të rralla dhe dëshmi historike me vlerë të veçantë për Shqipërinë. “Përballë Ahmet Zogut – Intervistat, bisedat, fjalimet, letrat e udhëheqësit shqiptar në shtypin e huaj të kohës (1922–1961)”. Ky libër përmbledh materiale autentike të botuara në shtypin e huaj përgjatë dekadave, duke ofruar një pasqyrë të drejtpërdrejtë mbi figurën e Ahmet Zogut dhe mënyrën se si ai është parë, intervistuar dhe cituar jashtë Shqipërisë.

Rrënjët në zemër ‒ trashegimi kulturore

(0)
1, 500.00 L

“Rrënjët në zemër – trashëgimi kulturore” është një vepër mbarëkombëtare dygjuhësh (shqip-anglisht) që i shërben çdo shqiptari në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë, duke u shndërruar në një urë lidhëse mes brezave dhe një udhërrëfyes të shkëlqyer identiteti. E pasur me lojëra, ngjyrosje, enigma, fjalëkryqe dhe stickers, kjo libër-aktivitet përmbledh thesarin tonë historiko-kulturor — nga figurat e shquara dhe veshjet tradicionale, te legjendat, simbolet dhe natyra. Zbuloni këtë thesar familjar, tashmë të disponueshëm në Leximtari.

Rushen Golemi , ky testament shpirti

(0)
1, 400.00 L

“Rushen Golemi, ky testament shpirti” nga Inisi është një prozë biografike prekëse që përshkruan jetën e jashtëzakonshme të një intelektualeje shqiptare përmes faqeve më tragjike dhe sfiduese të historisë sonë. Duke sjellë skena tronditëse të Sigurimit të Shtetit, përkushtimin ndaj shpëtimit të pacientëve dhe forcën e një gruaje të pakompromis, ky libër është një himn për dashurinë, qëndresën dhe kujtesën. Zbuloni këtë vepër të ndjerë, tashmë të disponueshme në Leximtari.

Murrosh Pushi dembelushi

(0)
700.00 L

Një botë e vogël plot aventura, miqësi dhe mësime zemre! Sot duam t’ju prezantojmë një libër ndryshe për fëmijë “Murrosh Pushi Dembelushi” nga Adelina R. Mamaqi. Një histori që të tërheq me butësinë e personazheve dhe magjinë e natyrës.

Kush ka putra ska pupla

(0)
850.00 L

18 përralla të mrekullueshme, që do t’ju argëtojnë çdo mbrëmje kur t’i lexoni.  Do të zhyteni në botën e tyre dhe do të zbuloni personazhe interesante dhe plot aventura jashtëzakonshme.

Epidamn – legjenda e Durresit

(0)
1, 200.00 L

Legjenda e Durrësit tregon për themelimin e qytetit-kala të Epidamnit nga mbreti Epidamn, si edhe të qytet-portit të Dyrrakionit nga mbreti Dyrrak (nipi i Epidamnit), që mund të datojnë disa gjenerata para Luftës së Trojës (midis shek. XV dhe XIII p. K.).

Seferi i Tirones

(0)
1, 500.00 L

Personazhi i këtij libri, Sefer Daja (1897-1977), një qytetar tiranas autokton, është i njohur dhe shumë popullor në Tiranë për krijimet e tij artistike, humoristike dhe satirike, përmes improvizimit të atypëratyshëm të bejteve. “Seferi i Tironës” sjell magjinë e humorit brilant tiranas, ku mjeshtëria e rimës, tallja, përçmimi dhe goditja artistike shkrihen në metafora e krahasime origjinale. Zbuloni këtë pasuri të traditës dhe humorit popullor, tashmë të disponueshme në Leximtari.