Libraria

Po shfaqen 97–120 nga 4600 përfundime gjithsejRenditur sipas vlerësimit mesatar

Një mijë diej vezullues

(1)
1, 000.00 L

Një kronikë e jashtëzakonshme e tridhjetë viteve histori afgane, parë përmes syve të dy grave të paharrueshme: Mariamit dhe Lailës. Khaled Hosseini thur një rrëfim për dhunën, frikën, por mbi të gjitha për forcën e pashtershme të dashurisë dhe shpresës.

Alkimisti – me kapak te holle

(2)
1, 200.00 L

Ndodh që një herë në disa dekada të botohet një libër që ndryshon jetën e lexuesve të tij përgjithmonë, dhe ky është një nga librat më të lexuar në botë. Në të përshkruhet një histori e shkëlqyer në thjeshtësinë dhe urtësinë e vet. Historia e bariut andaluzian, që guxoi të udhëtonte në kërkimi të një thesari.

White nights – Dita

(1)
700.00 L

“White Nights” is a deeply emotional novella in which Dostoevsky tells the story of a young dreamer who wanders alone through the luminous nights of Saint Petersburg and experiences a brief, yet transformative love.

Doktor Zhivago – Boris Pasternak

(1)
1, 500.00 L

Juri Zhivago, alter-egoja e shkrimtarit Pasternak, është poet, filozof, fizikan, jeta e të cilit është ndërlikuar nga lufta dhe dashuria për Laran, gruaja e një revolucionari. Natyra e tij e butë dhe shpirti artistik e bëjnë të ndjeshëm ndaj brutalitetit të kohës. Poemat që ai shkruan përbejnë disa nga pjesët më të bukura në libër. “Doktor Zhivago” u cilësua si antisovjetik në ish-Bashkimin Sovjetik, ndërkohë që në perëndim u kthye në bestseller dhe në vitin 1958 Pastërnakut iu akordua edhe Çmimi Nobel në Letërsi, të cilin ai u detyrua të mos e pranojë.

Njeriu qe shkruante ne varreza

(1)
1, 200.00 L

Shkrimtari bashkëkohor Kliton Nesturi vjen para lexuesit me një roman misteri që zbulon sekretet më të errëta të jetës në periferi. I botuar nga shtëpia botuese Botimet M & B, ky libër thyen qetësinë e një qyteti ku nuk ndodh kurrë asgjë, duke u shndërruar në një pasqyrë të thellë të absurditeteve dhe krizave morale të shoqërisë shqiptare. Një rrëfim mjeshtëror që të mban të mbërthyer nën tension të vazhdueshëm, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.