Çelesi i gjuhes shqipe per Provimin Kombetar – Albas

Duke qenë se ky libër përfshin konceptet letrare dhe gjuhësore bazë, ai është i vlefshëm për nxënësit, jo vetëm në prag sezoni, por edhe më tej, pasi  gjuha shqipe është e përfshirë së bashku me letërsinë në programin e shkollës së mesme. Sigurisht që asnjëherë një libër nuk mund të përfshijë gjithçka. Por me ndihmën e mësuesve dhe duke u ushtruar vetë, me siguri nxënësit do të kenë rezultate mjaft pozitive.

Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928356185
SKU: BAO0463
0

Përshkrimi

Gati “Çelësi i gjuhës shqipe” (për ciklin 9-vjeçar) në ndihmë të mësuesve dhe të nxënësve që do të përgatiten për Provimin Kombëtar të Arsimit Bazë. Në këtë libër njohuritë e përfshira në programin orientues të miratuar nga MASR, jepen në dy kapituj:

Tekste letrare dhe joletrare

Njohuri gjuhësore

Në të dy kapitujt njohuritë teorike jepen të përmbledhura dhe me skema, si dhe shoqërohen secila me ushtrime të larmishme e teste, për të ushtruar praktikisht gjuhën në situata të ndryshme komunikimi: si gjuhë e komunikimit të përditshëm dhe si gjuhë e letërsisë.

Ushtrimet dhe testet janë përzgjedhur të tilla, që nxënësit të përgatiten sa më mirë për t’iu përgjigjur pyetjeve me alternativa, si e vërtetë/e gabuar, po/jo, e saktë/e gabuar, pyetjeve me përgjigje të shkurtra ose me plotësim, pyetjeve me përgjigje të kufizuara e të zgjeruara, që programi i parashikon për në provim.

Në fund të librit janë vendosur teste përmbledhëse për tekste letrare dhe joletrare, si dhe jepen përgjigjet e testeve të përfshira në libër, si dhe përgjigjet e disa ushtrimeve me shkallë më të lartë vështirësie.

Është e rëndësishme të kuptohet, se nëse përvetësohet çelësi bazë i njohurive (të teksteve letrare/joletrare/gjuhësore), atëherë nuk është shumë e rëndësishme, se cili fragment apo cila temë eseje mund t’ju bjerë nxënësve në tezën e provimit. Prandaj kriter kryesor në punën tonë është shmangia nga subjektivizmi dhe standardizimin i këtyre njohurive, me qëllim që nxënësi të orientohet drejt në çdo situatë problemore, pavarësisht teksteve alternative me të cilat ka punuar.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Çelesi i gjuhes shqipe per Provimin Kombetar – Albas”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori