Pergatitesi per provimin kombetar te arsimit fillor
- Autori: Laureta janollari, Gjergji Vangjeli, Silvana Muskaj
- Shtëpia botuese: Pegi
“PËRGATITËSI PËR PROVIMIN KOMBËTAR TË ARSIMIT FILLOR” është hartuar në bazë të programit orientues për vlerësimin e arritjeve të nxënësve të klasave të pesta dhe është mbështetur në programet me kompetenca të lëndëve: Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Dituri natyre. Provoni njohuritë, rikujtoni çfarë keni mësuar, ushtrohuni në praktikë dhe, me siguri, do t’ia dilni mbanë!
Përshkrimi
Libri është përgatitur për t’u ardhur në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, që të rikujtojnë njohuritë e marra gjatë këtyre pesë viteve dhe t’i praktikojnë ato në situata të reja. Në këtë mënyrë, nxënësit do ta kenë më të lehtë provimin që do të japin në fund të klasës së pestë.
Libri është lehtësisht i përdorshëm, tekstet janë përzgjedhur me kujdes, sipas njohurive të përvetësuara në të tria lëndët, ku sintetizohen natyrshëm njohuritë e fituara përmes
ushtrimeve të ndryshme, pyetjeve me alternativa, pyetjeve me përgjigje të shkurtra dhe plotësim, pyetje me kombinime, pyetje që vlerësojnë vlefshmërinë e zgjidhjes së një
situate problemore nga jeta reale etj. Ai përmban, gjithashtu, teste të hartuara për çdo periudhë, sipas kërkesave të programit të klasës së pestë.
Shpresojmë që ky libër, falë përkushtimit dhe përgjegjësisë së autorëve me përvojë në fushën e mësimdhënies, të shërbejë si udhëzues praktik për mësuesit dhe veçanërisht për nxënësit, që të ngulitin dhe sistemojnë njohuritë e marra në lëndët: Gjuhë shqipe, Matematikë, Dituri natyre.
Në libër do të gjeni ilustrime dhe rubrika interesante, që janë konceptuar si risi në strukturën dhe përmbajtjen e këtij materiali didaktik dhe tepër të rëndësishëm në procesin e të nxënit.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 187 Faqe
- Data e publikimit: 09/01/2020
- Mosha e leximit: mbi 10 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.