Anila Mullahi

Prof. asoc. dr. Anila Mullahi është studiuese dhe pedagoge e letërsisë në Universitetin e Tiranës, si dhe autore librash për fëmijë dhe të rinj. Që nga 2015 mban titullin akademik Profesor i Asocuar. Mullahi ka lindur më 26 gusht 1976 në Krujë. Në vitin 1998 përfundoi studimet në degën Gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Ndërsa në 2000 përfundoi studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës në degën Punë sociale. Më pas do të ndjekë studimet në Shkollën e Studimeve të Thelluara Pasuniversitare, në drejtimin Letërsi si dhe në Shkollën pasuniversitare të Studimeve Evropiane. Në 2009 do të marrë titullin akademik “Docent”, vendimi i Këshillit të Profesorëve, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës Në maj 2012 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në Letërsi, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës me Disertacionin me temë: “Veçori të poetikës në prozën romanore” Që nga viti 2001 është pedagoge e brendshme në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Letërsisë, ku është titullare e lëndëve; Letërsi Botërore e shek. XIX-1 dhe Letërsi Botërore e shek. XIX-2, Letërsi Angleze etj. Ajo është hartuese e disa programeve mësimore, udhëheqëse e shumë diplomave, pjesë e grupeve të punës për realizimin e një sërë projekteve si dhe për organizimin e një sërë aktiviteteve universitare dhe konferencave shkencore etj. Gjithashtu që nga vitit 1999 është pedagoge e ftuar në Universitetin e Arteve të Bukura, Departamenti i Arteve Figurative, ku ka qenë titullarë e lëndëve Eksplorim në Letërsi, Histori Qytetërimi dhe Estetikë Ka marrë pjesë në shumë aktivitete shkencore; konferenca, seminare, simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare ku ka mbajtur referime dhe kumtesa mbi letërsinë shqipe, por edhe mbi letërsinë botërore, mbi procesin e përkthimit etj. Gjithashtu ka botuar dhjetëra artikuj dhe studime të ndryshme, në fushën e letërsisë në revista shkencore në hapësirën shqipfolëse dhe jashtë saj si; Itali, Greqi, Francë, Mal i Zi, etj. Anila Mullahi është autore e një monografie në letërsinë shqipe: Veçori të poetikës në prozën romanore të Kasëm Trebeshinës, botuar në 2013 si dhe bashkautore në disa tekste shkollore të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë për shkollat 9-vjecare dhe të mesme në Shqipëri dhe në Kosovë. Po ashtu ka shkruar edhe librat “Në botën magjike të Henrit” dhe “Një tokësor në luftën mes planeteve”. Së fundi, ka botuar studimin Krijimi letrar në proces, një analizë gjenetike e dy librave të Dritëro Agollit. Këto libra i gjeni tek Leximtari.al.

Krijimi letrar në proces

Krijimi letrar në proces është titulli i studimit gjenetik të drafteve dhe dorëshkrimeve të romaneve të Dritëro Agollit, sjellë nga profesoresha e letërsisë Anila Mullahi, me fokus te vepra si “Arka e djallit” dhe “Kalorësi lakuriq”. Përmes dorëshkrimeve të ruajtura me kujdes, shënimeve të pabotuara dhe krahasimeve me botimet e para në periodikë, ky libër na njeh nga afër me vetë punëtorinë e krijimit letrar. Zbuloni këtë botim studimor, tashmë të disponueshëm në Leximtari.

1, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928838087
SKU: PEG0506
0

Përshkrimi

Krijimi letrar në proces: Pas perdes së krijimit dhe rrugëtimi gjenetik i kryeveprave të Dritëro Agollit

Krijimi letrar në proces është objekti kërkimor i këtij studimi të rëndësishëm që analizon rrugëtimin krijues të disa prej veprave më të spikatura në prozë të shkrimtarit të njohur shqiptar, Dritëro Agolli. Ky studim gjenetik mbi romanet e Agollit merr në analizë materiale që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me tekstin përfundimtar: tregime, novela që më vonë u zgjeruan në romane, dorëshkrime origjinale, si dhe materiale indirekte si blloqe shënimesh apo letërkëmbime.

Pjesa më thelbësore e studimit mbështetet te analiza e detajuar e dorëshkrimeve të ruajtura me shumë kujdes vetë nga shkrimtari. Agolli i ka vlerësuar dhe ruajtur dorëshkrimet e kryeveprave të tij, si “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Arka e djallit”, “Kalorësi lakuriq”, “Trëndafili në gotë” etj. Këto shqyrtime sistematike gjenetike nuk synojnë thjesht të tregojnë se si lindin veprat letrare, por ndihmojnë fuqimisht në interpretimin më të thellë të tyre, duke shfaqur poetikën e procesit krijues në materialitetin e saj.

Për më tepër, studimi merr në shqyrtim edhe modelin krijues të Agollit për të botuar paraprakisht copëza në organet periodike para se t’i zgjeronte në libra më vete. Krahasimet e bëra mes teksteve të para të botuara në revista letrare gjatë viteve ’70-’80 dhe varianteve përfundimtare zbulojnë rimarrjet, ndryshimet dhe evolucionin e mendimit artistik të shkrimtarit. Një udhëzues i domosdoshëm për studentët, studiuesit dhe dashamirësit e letërsisë shqipe.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Krijimi letrar në proces”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori