Petro Marko shkrimtar i lirise

Per here te pare vjen nje veshtrim i plote mbi krijimtarine e Petro Markos, nje nga autoret me te spikatur te letersise shqipe ne gjysmen e dyte te shekullit te XX dhe me pak i vleresuar ne kohen e tij. Studiuesi Behar Gjoka ka bere nje veshtrim krahasues mes vepres se tij dhe autoreve te brezit te humbur si Remarku apo Heminguej. Ky studim synon te ftoje lexuesit per interpretime te reja dhe per te percaktuar nje shkalle tjeter te receptimit te vepres se Petro Markos.

1, 500.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928817969
SKU: BTO0550
0

Përshkrimi

Përqasja e romaneve të Petro Markos me disa nga tekstet e shkrimtarëve të huaj, për ta vendosur prozën romanore, në një kontekst më përtej letrave shqipe, pra, në kontekstin e letërsisë europiane dhe botërore.

Nga krahasimi i realizuar, në mes romanit Hasta la vista me romanet “Lamtumirë armë” dhe “Për kë bie kamabana” të E. Hemunguejt, me romanin “Shpresa” të A. Marlout, me romanin “Portat e diellit” të Simonë Teri, si dhe me librin “Homazh Katalonjës” të G. Oruellit, u krijua një përshtypje më e plotë për epopenë e Luftës së Spanjës.

Po ashtu, pista krahasimore, për romanin Qyteti i fundit të Petro Markos, me romanin “Për kë bie kambana” të E. Heminguejt, si dhe me romanin “Harku i triumfit” të E. Remarkut, në disa pikëpërkime rastësore, përveçse përforcon tiparet moderne të tekstit Qyteti i fundit, njëherit e vendos romanin në kontekstin e letërsisë bashkëkohore botërore.

Gjithashtu, jo pa interes, është përqasja shkurtimore e pjesës së parë të romanit Ara në mal, të Petro Markos me tekstin e romanit “Njerëz të pamvarur” të shkrimtarit islandez Halldor Llaksnes.

Pjesë e vështrimit krahasimtar, me tekste të autorëve të huaj, është edhe romani Shpella e piratëve, një tekst i letërsisë për fëmijë, sidomos për episodin e betejës me peshkaqenin, që vetvetiu të ndërmend situatën e prozës “Plaku dhe deti” të Ernest Heminguejt.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Petro Marko shkrimtar i lirise”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.