Anila Mullahi

Prof. asoc. dr. Anila Mullahi është studiuese dhe pedagoge e letërsisë në Universitetin e Tiranës, si dhe autore librash për fëmijë dhe të rinj. Që nga 2015 mban titullin akademik Profesor i Asocuar. Mullahi ka lindur më 26 gusht 1976 në Krujë. Në vitin 1998 përfundoi studimet në degën Gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Ndërsa në 2000 përfundoi studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës në degën Punë sociale. Më pas do të ndjekë studimet në Shkollën e Studimeve të Thelluara Pasuniversitare, në drejtimin Letërsi si dhe në Shkollën pasuniversitare të Studimeve Evropiane. Në 2009 do të marrë titullin akademik “Docent”, vendimi i Këshillit të Profesorëve, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës Në maj 2012 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në Letërsi, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës me Disertacionin me temë: “Veçori të poetikës në prozën romanore” Që nga viti 2001 është pedagoge e brendshme në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Letërsisë, ku është titullare e lëndëve; Letërsi Botërore e shek. XIX-1 dhe Letërsi Botërore e shek. XIX-2, Letërsi Angleze etj. Ajo është hartuese e disa programeve mësimore, udhëheqëse e shumë diplomave, pjesë e grupeve të punës për realizimin e një sërë projekteve si dhe për organizimin e një sërë aktiviteteve universitare dhe konferencave shkencore etj. Gjithashtu që nga vitit 1999 është pedagoge e ftuar në Universitetin e Arteve të Bukura, Departamenti i Arteve Figurative, ku ka qenë titullarë e lëndëve Eksplorim në Letërsi, Histori Qytetërimi dhe Estetikë Ka marrë pjesë në shumë aktivitete shkencore; konferenca, seminare, simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare ku ka mbajtur referime dhe kumtesa mbi letërsinë shqipe, por edhe mbi letërsinë botërore, mbi procesin e përkthimit etj. Gjithashtu ka botuar dhjetëra artikuj dhe studime të ndryshme, në fushën e letërsisë në revista shkencore në hapësirën shqipfolëse dhe jashtë saj si; Itali, Greqi, Francë, Mal i Zi, etj. Anila Mullahi është autore e një monografie në letërsinë shqipe: Veçori të poetikës në prozën romanore të Kasëm Trebeshinës, botuar në 2013 si dhe bashkautore në disa tekste shkollore të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë për shkollat 9-vjecare dhe të mesme në Shqipëri dhe në Kosovë. Po ashtu ka shkruar edhe librat “Në botën magjike të Henrit” dhe “Një tokësor në luftën mes planeteve”. Së fundi, ka botuar studimin Krijimi letrar në proces, një analizë gjenetike e dy librave të Dritëro Agollit. Këto libra i gjeni tek Leximtari.al.

Vecori te poetikes ne prozen romanore te Kasem Trebeshines

Pedagogia e letersise dhe studiuesja e njohur Anila Mullahi ben nje analize te detajuar te krijimtarise romanore te Kasem Trebeshines, – nje nga zerat ndryshe te letersise shqipe te shekullit te XX.

1, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789994303250
SKU: ANM112
0

Përshkrimi

… Analiza e hollësishme tekstuale e romaneve përshfaq shumëllojshmërinë e procedimeve artistike, shpesh të ndryshme nga njëri roman në tjetrin, si dhe nëpërmjet vënies në pah të aftësisë së shkrimtarit që arrin të shkruajë sa romanin klasik, ashtu edhe atë modernist dhe postmodernist, synon të bëjë të njohur: vlerat e mëdha artistike të romaneve të Trebeshinës dhe vendin e tyre të padiskutueshëm në traditën e romanit në letërsinë shqipe.

Trebeshina – një zë i veçantë dhe origjinal në letërsinë shqipe, nëpërmjet veprave në gjininë e romanit, solli modelin e teksteve ku ndërthuren harmonishëm koncepsione letrare moderne me ato të traditës.

Nëpërmjet dinamikës tekstore që shfaqin romanet, arrihet të zbërthehet dhe të kuptohet procesi krijues, i cili nuk lind nga asgjë, por që nëpërmjet thyerjes, rikrijimit, transfigurimit, pështjellimit, nëpërmjet përmbysjes, krijon romane që sa ngjajnë me traditën, aq edhe krijojnë traditë…

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vecori te poetikes ne prozen romanore te Kasem Trebeshines”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.