Sipas Kategorisë
- Libri shqip 41
Filtro
Po shfaqen 1–24 nga 41 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
Jevgenij Onjegin
“Jevgenij Onjegin” është një nga kryeveprat e letërsisë botërore, ku dashuria, zhgënjimi dhe ironia ndërthuren në një tablo poetike të jetës dhe shoqërisë ruse. Përmes fatit të Onjeginit, Tatjanës dhe Lenskit, Pushkini depërton në thellësitë e shpirtit njerëzor, duke zbuluar përplasjen mes ndjenjës dhe arsyes, ëndrrës dhe realitetit.
Kryekuvendaret – Aristofani
Kryekuvendaret është, kronologjikisht, e parafundit ndër veprat e shpëtuara të Aristofanit.
Autori e mori nxitjen, me sa duket, nga kriza e demokracisë athinase, e cila, pas lulëzimit në shek. V p.K., kishte marrë rrokullimën që nga fillimi i Luftës së Peloponezit.
Trilli i gjetjes utopike të Aristofanit te kjo pjesë është vetiu komik: falë një rrengu të fshehtë, pushteti i qytetit të Athinës kalon tërësisht në duart e Praksagorës – një grua kjo mjaft e zgjuar, çapkëne dhe e zellshme – dhe të disa të besuarave të saj.
Asgjë nuk është më si më parë. Nëpërmjet një ligji të votuar shpejt e shpejt, çdo pasuri, vetjake qoftë apo familjare, shndërrohet në pronë të përbashkët.
Njëra prej rrjedhojave të natyrshme të këtij ligji është edhe shfuqizimi i martesës. Sidoqoftë, nëse në disa vepra të tjera Aristofani i këshillonte seriozisht përmbysjet rrënjësore të gjendjes së shoqërisë, duket se rrethanat e pabesueshme të kësaj komedie i krijon vetëm e vetëm për hir të humorit e të zbavitjes.
Te drejtet – Albert Kamy
Sofokliu – Vepra e plote
Bretkosat – Albas
Pamje nga ura
Freshwater – Virginia Woolf
Me lehtësinë e farsës dhe me një ironi që di njëherësh të ledhatojë e të thumbojë, Woolf-i i shndërron mitet e veta familjare në figura të gjalla, komike dhe të shtrembëruara me dashamirësi, duke na dhënë portretin më lozonjar dhe më të pacipë të botës nga e cila vjen.
Besa-Reklama
Serafina Topia – Reklama
Tregtari i Venedikut
Fausti – Infobotues
Katermbedhjete vjec dhender-RED
I semuri per mend – Redona
Antigona-RED
Orestia – Eskili – Onufri
Para nji mije vjetve – FRA
I dashur ti je trap
“I dashur ti je trap” nuk flet për dashuri të ëmbla, por për ato marrëdhënie që të zhveshin nga çdo iluzion dhe të detyrojnë të shohësh veten lakuriq, pa maska, pa justifikime. Një histori provokuese që godet drejtpërdrejt thelbin e ndjenjave njerëzore, duke dëshmuar se dashuria shpesh nuk të shpëton, por të zbërthen. Zbuloni këtë rrëfim të guximshëm dhe zhbirues, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.