Flavia Kaba lindi në Tiranë më 1981. Në vitet 1998-2001 studioi në shkollën e mesme “Safiye Sultan Kiz Koleji”, Stamboll.
Më 2001-2006 kreu me sukses studimet universitare në Fakultetin e Gjuhës, të Historisë dhe Gjeografisë në Universitetin e Ankarasë, ku u diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Spanjolle.
Ka kryer specializime në fushën e letërsisë në Universitetin Complutense në Madrid. Nga viti 2010 është pedagoge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një PhD në studimet letrare. Ka kryer shumë kualifikime e trajnime brenda dhe jashtë vendit.
Autore artikujsh e studimesh të botuara në revista shkencore e kulturore brenda dhe jashtë vendit për hapësirën e përbashkët kulturore spanjolle dhe latino-amerikane, për aspektet stilistike të letërsisë spanjolle etj. Ka marrë pjesë me ligjërime në seminare, konferenca, kolokiume, workshope në Universitetin e Tiranës për probleme të përkthimit, të semantikës, të morfologjisë apo sintaksës së spanjishtes, të letërsisë spanjolle dhe latino-amerikane, të spanjishtes si gjuhë e huaj e dytë etj.
Është përkthyese nga origjinali e pesë romaneve të autorit spanjoll Carlos Ruiz Zafón: I Burgosuri i Qiellit, Princi i mjegullës, Pallati i mesnatës, Dritat e shtatorit dhe Labirinti i Shpirtrave.
Trilogjia e mjegulles
1, 500.00 LTrilogjia e mjegullës bashkon tre librat e parë të shkruar nga Carlos Ruiz Zafón, duke formuar një cikël romanesh me mister dhe aventurë. Plot intriga dhe befasi, të tre historitë formojnë një triptik ku elementet romanceske nga letërsia fantastike dhe gotike, të kombinuara me forcën e madhe tregimtare dhe stilin e pagabueshëm të autorit, do t’i ofrojnë lexuesit të ri një hyrje emocionuese dhe tërheqëse në botën e leximit, kurse lexuesit më të vjetër, një ftesë për të gëzuar këtë magji të re të leximit, që do të lërë gjurmët e veta tek ta.
Qello, tashme jam i vdekur
1, 800.00 LNë një kontekst historik të ndërlikuar dhe të veçantë në llojin e vet, në një udhëtim që na çon nga Shën Petërburgu në Jerusalem, duke kaluar nëpër Varshavë e Paris, Julia Navarro përfshin aventurën epike të dy familjeve të destinuara për t’u përballur përmes tradhtive, vuajtjeve, dashurive të pamundura dhe ëndrrave të prera në mes, duke na dhënë historinë intensive dhe prekëse të dy burrave kurajozë që ditën të kapërcenin dallimet politike e fetare falë miqësisë së tyre të pashembullt.
I burgosuri i qiellit
1, 000.00 LCarlos Ruiz Zafón kthehet në gjininë që u bë i famshëm në të gjithë botën dhe në sagën aq fortë të dashur për lexuesit e tij, me një ndodhi emocionuese që është pjesë e universit letrar të Varrezës së Librave të Harruar. “I burgosuri i Qiellit” lidh sërish dramat e “Hijes së erës” dhe “Lojës së Engjëllit” dhe hedh dritë mbi misteret që kishin mbetur të pazgjidhura, vetëm për të hapur pyetje të tjera shqetësuese. Dhe mbi të gjitha, na tërheq në vorbullën e një tregimi të plot me tension dhe të papritura, duke na joshur me hijeshinë delikate të një Barcelone në dritëhije, që nuk resht së magjepsuri.
Labirinti i shpirtrave-BDI
1, 800.00 LLabirinti i Shpirtrave është një roman pasionant, plot intriga dhe aventura. Përmes këtyre faqeve do të zbulojmë finalen madhështore të sagës Varreza e librave te harruar, që ka filluar me Hijen e erës, e cila arrin këtu kulmin e forcës dhe njëkohësisht i ngre një himn madhështor botës së librave, artit të rrëfimit dhe lidhjes magjike midis letersise dhe jetes.
Nga asnjera ane
1, 400.00 LNga asnjëra anë është një udhëtim në kufijtë e ndërgjegjes së dy burrave, që janë të detyruar të jetojnë sipas identiteteve që nuk i kanë zgjedhur dhe prej të cilave është e vështirë të shpëtosh… Një histori që i ka rrënjët në natyrën njerëzore dhe në dritëhijet e saj. Një roman drithërues, i cili na fton të reflektojmë për çdo siguri tonën.