Korrespondentja – Virginia Evans
1, 200.00 LFjala e shkruar mbetet dhe ka fuqinë për të na ndryshuar. Mbi këtë premisë ngrihet romani Korrespondentja, i vlerësuar si një nga romanet më të mira që është shkruar gjatë vitit 2025 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ne sofren e henes – Edi Rama
2, 000.00 LLibri “Në Sofrën e Hënës” sjell një përmbledhje të fjalëve dhe reflektimeve të Kryeministrit Edi Rama gjatë mbrëmjeve tradicionale të iftarit të organizuara ndër vite në Shqipëri. Vepra sjell në vëmendje dimensionin kulturor, social dhe shpirtëror të tryezës së iftarit, si një hapësirë që bashkon njerëz nga besime dhe përvoja të ndryshme, përtej dallimeve që mund t’i ndajnë në jetën e përditshme.
Ditari i nje te burgosuri – Nicolas Sarkozy
1, 200.00 LNicolas Sarkozy ka ardhur në gjuhën shqipe nga Botimet Dudaj me dy libra: Pasione dhe Koha e stuhive, që trajton sfidat bashkëkohore me të cilat përballet Franca. Ditari i një të burgosuri, botuar në vitin 2025, është një dëshmi introspektive mbi 21 ditët e kaluara në burgun La Santé, ku përshkruan vetminë dhe forcën e brendshme që ka nxjerrë nga kjo përvojë. Sarkozy njihet për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe aftësinë për të nxitur debat. Shkrimet, ashtu si edhe karriera e tij, vazhdojnë të ushqejnë diskutime mbi të ardhmen e Francës.
E fshehta e syve te tu
1, 200.00 LRomancieri i njohur Klajdi Thaçi vjen me një projekt të ri narrativ intrigues, duke sjellë si personazh frymëzimi figurën e ekranit, Enxhi Nasufi. Një histori emocionuese ku dashuria, trauma dhe kërkimi për drejtësi ndërthuren në një rrëfim që sfidon arsyen. Çfarë ndodh kur një takim i rastësishëm kthehet në një pasqyrë të shpirtit tënd? Një libër shqip që do t’ju mbajë mbërthyer deri në rreshtin e fundit.
Gjejeni këtë botim të ri dhe tërheqës në Leximtari.