Ne sofren e henes – Edi Rama

Libri “Në Sofrën e Hënës” sjell një përmbledhje të fjalëve dhe reflektimeve të Kryeministrit Edi Rama gjatë mbrëmjeve tradicionale të iftarit të organizuara ndër vite në Shqipëri. Vepra sjell në vëmendje dimensionin kulturor, social dhe shpirtëror të tryezës së iftarit, si një hapësirë që bashkon njerëz nga besime dhe përvoja të ndryshme, përtej dallimeve që mund t’i ndajnë në jetën e përditshme.

2, 000.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789994307760
SKU: BDU110
0

Përshkrimi

Sipas Edi Ramës, tradita e iftarit përfaqëson jo vetëm një ritual fetar, por edhe një moment të rëndësishëm bashkimi dhe dialogu shoqëror, që pasqyron vlerat e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në Shqipëri.

“Së pari, besoj që dhe vetë përbërja e listës së të ftuarve e reflekton atë ndrojtjen time për ta nxjerrë në dritë këtë libër që në fakt është një përmbledhje e mbrëmjeve të iftarit të cilat kam pasur kënaqësinë dhe privilegjin që t’i organizoj në funksionin që kam, duke çelur një traditë për sa i përket funksionit tim që sipas meje shkon sipas meje të paktën, përtej sofrës së atyre që agjërojnë, pasi për mua dhe gjithmonë e me shumë dhe si rezultat i kësaj eksperience, sofra e iftarit është përtej agjëruesve dhe është në një farë mënyre një moment i bukur për të bashkuar njerëz që vijnë jo vetëm nga rrugë të ndryshme të jetës, por dhe nga sfonde të ndryshme të besimeve të tyre.

Libri është me pasthënien e profesorit të Universitetit të Tubingenit, Besnik Sinani si dhe me parathënie të ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.

 

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Ne sofren e henes – Edi Rama”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.