Shtëpia Botuese: Dituria

Po shfaqen 73–96 nga 289 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Roman Rus

(0)
1, 500.00 L

“Roman rus” rrëfen dekadën e fundit dhe të paqartë të Bashkimit Sovjetik, një kohë kur themelet e një perandorie po lëkundeshin. Përmes historive të ndërthurura të Tanjës, gjykatësit Nazar Kalistratoviç dhe Mark Kaufmanit, autori na zhyt në një atmosferë ku shpresa për liri bashkëjeton me ankthin. Siç paralajmëron vargu i poetit Mandelstam, viktimë e Stalinit, në mbyllje të këtij rrëfimi është e pashmangshme të nuhasim “mizoritë që na presin”. Një thriller historik dhe letrar i përmasave epike, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Shtegu i parfumeve – Cristina Caboni

(0)
1, 000.00 L

Cristina Caboni kesaj radhe ndalet tek pasionet e nje vajze per te krijuar parfume. Ky zanat nuk eshte thjeshte nje pune, por edhe nje kerkim per te zbuluar veten, per ta rigjetur qetesine shpirterore dhe per te bere paqe me te kaluaren e saj, e cila e trazon ne cdo moment….

Superspiunet e shekullit

(0)
1, 250.00 L

Knoppi ka pasur “fatin” të kontaktojë e të bisedojë me shumë nga superspiunët e Luftës së Ftohtë, me kolegë e kundërshtarë,  pjesëtarë të familjeve e bashkëkohës të figurave me rëndësi; të gjithë dëshmitarë të ngjarjeve që janë pjesë e historisë së zbulimeve të mëdha të drejtuara me zotësi e profesionalizëm nga spiunazhi lindor e ai perëndimor.

Tri jetet e zotit P.

(0)
1, 000.00 L

Tri jetët e zotit P. është një roman për dashurinë. Dashurinë e pakufishme dhe të patjetërsueshme të një njeriu për pushtetin mbi qeniet njerëzore në shprehjen e vet më të plotë, jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht. Për hir të këtij misioni, Zoti P. kuturiset e ndërmerr një udhëtim të pazakontë në tri botë: atë të vdekatarëve të rëndomtë, pra Toka; atë të hijeve të përjetshme, Nëntoka; për t’u ndalur në stacionin e fundit, aty ku shtrëngohet të paguajë haraçin: mohimin e vetvetes, për të siguruar përjetësinë.

Rrefimet e nje romancieri te ri – Umberto Eco

(0)
1, 000.00 L

Umberto Eco na hap dyert e laboratorit të tij krijues, duke zbuluar si lind një roman, si ndërtohet një botë narrative dhe si ndërthuren realiteti me trillimin. Me erudicion, ironi dhe përvojën e autorit të Emrit të trëndafilit, ai sjell njëkohësisht rrëfim personal, reflektim mbi letërsinë dhe këshilla të çmuara për artin e të shkruarit.

Ekzekutuesi

(0)
1, 500.00 L

Nga dyshja e autorëve të bestsellerit “Hipnotizuesi” vjen një tjetër triller tronditës me protagonist detektivin e palodhur finlandez, Jona Lina. Një udhëtim shastisës dhe thellësisht shqetësues në thellësitë e maktheve tona më të errëta. Kur dukjet janë vetëm një vel mashtrues dhe kufijtë mes realitetit e iluzionit fshihen, lexuesi tërhiqet në një vorbull hetimesh të pashpjegueshme ku asgjë nuk është siç duket. Zbuloni këtë enigmë të jashtëzakonshme kriminale skandinave që do t’ju mbajë zgjuar gjatë gjithë natës, ekskluzivisht në Leximtari.