Njeriu qe mbillte peme
- Autori: Jean Giono
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Saverina Pasho
- Ilustruesi: Oliver Desvaux
Një klasik i madh i letërsisë, një himn për natyrën, që ka shëtitur botën, me ilustrimet e shkëlqyera të O. Desvaux. Një histori e bukur për shpresën, mbijetesën dhe altruizmin, “Njeriu që mbillte pemë” e prek po aq thellë lexuesin sot, sa edhe kur u botua për herë të parë.
Kategori: AVENTURAT E PARA, Libri per femijë
Etiketa: dituria, saverina pasho
Përshkrimi
Në Provansë, në një rajon të shkretë e të egër, një bari i vetmuar, me emrin Elzear, mbjell pemë ditë pas dite. Është i heshtur, këmbëngulës dhe e do me shpirt natyrën. Shkrimtari e ndjek hap pas hapi, duke na rrëfyer bujarinë e tij. Në një kohë kur teknologjia ka pushtuar zemrat e të rinjve, duke i “burgosur” shpesh mes mureve, ky libër ngjan si i shkruar sot dhe si një ftesë për t’u kthyer te natyra, ashtu si rrënjët, degët, gjethet dhe frutat e pemës në tokën mëmë.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 62 Faqe
- Data e publikimit: 19/12/2025
- Mosha e leximit: mbi 8 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane
Vlerësuar me 0 nga 5
Libri
0
Vlerësuar me 0 nga 5
Autori
0
Vlerësuar me 0 nga 5
Leximtari.al
0
Vlerësuar me 0 nga 5
Bëhuni i pari që shqyrton “Njeriu qe mbillte peme” Anuloje përgjigjen

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.