Shtëpia Botuese: Pegi
Rreth Shtëpisë botuese
Po shfaqen 25–48 nga 144 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
Kampionet e sotem te futbollit
“Kampionët e sotëm të futbollit” është një libër që tregon fitoret dhe humbet, sakrificat dhe triumfet, të gjitha emocionet e futbollit për t’u përjetuar përmes historive dhe bëmave të protagonistëve të sotëm. Një koleksion i biografive të futbollistëve më të njohur sot në botë, që nga legjendarët Mesi dhe Ronaldo, te më të talentuarit Mbappe’ dhe Bellingham. Çdo fanellë është një histori sfidash dhe vendosmërish dhe suksesesh të arritura si brenda, ashtu edhe jashtë fushës së futbollit. Një libër i ilustruar për fëmijë nga 8 vjeç e lart, për të zbuluar lojtarët më të mëdhenj të futbollit sot.
Brezi fantastik
Libri i ri “Brezi fantastik” nga autorët e njohur Jonathan Haidt dhe Catherine Price vjen si një udhërrëfyes i fuqishëm për fëmijët dhe të rinjtë në epokën e telefonave inteligjentë dhe rrjeteve sociale. Ky nuk është thjesht një manual se si të shmangni kurthin për t’u bërë pjesë e “Brezit të Ankthit”, por një mjet frymëzues për t’u bërë të jashtëzakonshëm. Fuqizoni fëmijët tuaj të jetojnë një jetë të lirë nga ekranet, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Letra e nje te panjohure – Stefan Zweig
Teksa përfshihemi në rrëfimin e një jete të tërë, përballemi me dhimbjen e një dashurie të pashpërblyer, me vetminë, por edhe me mungesën e ndjeshmërisë. Stefan Cvajg, portretist i jashtëzakonshëm i emocioneve, sjell imazhin e një dashurie absolute, të pakushtëzuar, të fshehtë dhe obsesive, në një vepër që me të drejtë renditet ndër klasikët e letërsisë së shekullit XX.
Filli i padukshem
Këtë klasik bashkëkohor të hareshëm e kanë lexuar njerëz nga të gjitha moshat, lexues të panumërt kanë gjetur tek ai qetësi e shërim, duke ua lehtësuar ankthin e ndarjes, vetminë dhe humbjen. Ata kanë ndier lidhjet e pashkëputshme që ekzistojnë midis njerëzve.
Kiti dhe aventura nen driten e henes
Familja e Kitit është vërtet e veçantë – mamaja është një superheroinë dhe Kiti e di që një ditë edhe ajo do të përdorë fuqitë e saj speciale për t’u bërë heroinë. Ajo ditë erdhi më herët nga ç’e priste, kur macja Figaro u shfaq në dritaren e dhomës së saj të gjumit për të kërkuar ndihmë. Por natën, bota është e frikshme – a është vallë Kiti aq e guximshme sa të dalë në errësirë për një aventurë emocionuese nën dritën e hënës?
Kiti dhe tigri i arte
Kiti mezi pret të vizitojë muzeun dhe ta shohë me sytë e saj statujën e çmuar të Tigrit të Artë. Legjenda thotë se kush e zotëron statujën, mund të bëjë realitet dëshirën më të madhe që ka.
Une i dua klasiket – Iliada
. Paraqitur tashmë në një version më të thjeshtë, më të lehtë për t’u lexuar dhe me ilustrime të mrekullueshme, kjo kryevepër e zhanrit epik do t’i bëjë për vete të gjithë fëmijët që do ta lexojnë.
Une i dua klasiket – Odisea
Kjo kryevepër epike, që tashmë vjen në një version më të thjeshtë, me mjete lehtësuese për leximin dhe ilustrime të mrekullueshme, do t’i bëjë për vete të gjithë fëmijët që do ta lexojnë.
Une i dua klasiket – Liza ne boten e cudirave
Aventurat e Lizës në botën e mrekullueshme të ëndrrave, kësaj radhe vijnë në një version më të thjeshtë, pajisur me mjete për të lehtësuar leximin dhe me plot imazhe të këndshme.
Une i dua klasiket – Magjistari i Ozit
Aventura e Dorotisë — e cila pasi e rrëmben uragani, kërkon si e si të kthehet në shtëpi, duke takuar personazhe të ndryshme e duke vizituar vende të jashtëzakonshme — ju paraqitet fëmijëve në një version më të thjeshtë, pajisur me mjete për të lehtësuar leximin dhe me plot imazhe mbresëlënëse.
Une i dua klasiket – Princi i vogel
E vërteta e padukshme dhe ndjenja e të qenit “i ndryshëm”. Marrëdhënia me të rriturit dhe mënyrat e tyre për të kuptuar botën. Historia, e ritreguar në një version më të thjeshtë për të gjithë fëmijët, pajisur me mjete për të lehtësuar leximin, pasurohet me lojëra dhe veprimtari zbavitëse.
Une i dua klasiket – Piter Pani
Kjo histori vjen e rrëfyer në një version më të thjeshtë, pajisur me mjete për të lehtësuar leximin dhe me plot imazhe poetike dhe aktivitete kreative, si pikturim i skenave, ndërtim hartash të ishullit, ose shkrime të reja me titull “Çfarë do të bëja në Kurrkund?”