Shtëpia Botuese: Sapere Aude
Rreth Shtëpisë botuese
Guxo të dish. Guxo të mendosh. Guxo të jesh i mençur.
Diku në vargjet e tij, poeti latin Horaci shkroi: Sapere aude.
Guxo të jesh i mençur. Guxo të dish.
Shekuj më vonë, Immanuel Kant e mori këtë thirrje dhe e ktheu në moton e Iluminizmit: “Ki guximin të përdorësh arsyen tënde.”
Midis këtyre dy zërave – poetit dhe filozofit – qëndron një ide e thjeshtë dhe e fuqishme: Mendimi kërkon guxim.
Por ‘sapere’ nuk do të thotë vetëm të dish. Do të thotë edhe të kuptosh thellë, ta shijosh dijen, ta përjetosh me vetëdije dhe me entuziazëm. Të dish me shije. Të mendosh me guxim. Dija e ndriçuar nuk është një abstraksion metafizik; ajo është e rrënjosur në jetën konkrete, në përvojën tonë të përditshme. “Të guxosh të dish” është një akt respekti ndaj botës, por edhe një akt përmbysjeje; një kërkim që lëviz midis kuptimeve të zakonshme dhe pohimeve të mëdha, midis realitetit të prekshëm dhe horizonteve të mendimit.
Kjo është fryma mbi të cilën ndërtohet shtëpia botuese Sapere Aude.
Po shfaqen krejt 6 përfundimetRenditur sipas më të rejave
Legjenda kineze
Enti botues Sapere Aude sjell librin “Legjenda Kineze”, një vëllim me legjenda që sjellin pranë lexuesve botën e urtësisë, të misterit dhe të imagjinatës kineze. Një libër për ata që duan historitë e lashta, simbolet, aventurën dhe magjinë e rrëfimeve që kalojnë nga brezi në brez. Këto rrëfenja janë përkthyer nga gjuha origjinale kineze prej Enida Mara.
Gjeografia e kujtimeve – proze poetike
“Gjeografia e kujtimeve” është një hartë emocionesh dhe përjetimesh, ku udhëtimi më i rëndësishëm nuk është ai nga një qytet në tjetrin, por ai drejt vetes. Ky botim vjen i kuruar nga enti botues me i ri, Sapere Aude
Sekrete femerore – Robert Arlt
Sekrete femërore mbledh një seri skicash të mprehta ku Roberto Arlt vëzhgon me ironi, humor dhe satirë marrëdhëniet mes burrave dhe grave.
Tregime per burra qe jane ende femije
Proza narrative e Wilms Montt-it përbën horizontin më pak të njohur të veprës së saj, ku, me të njëjtin vrull që përshkon ditarët dhe poezitë e saj, ajo arrin të kapërcejë çdo kufizim të kohës së vet, duke u afirmuar si një nga shkrimtaret kiliane më vezulluese dhe më të pazakonta të fillimshekullit XX.
Freshwater – Virginia Woolf
Me lehtësinë e farsës dhe me një ironi që di njëherësh të ledhatojë e të thumbojë, Woolf-i i shndërron mitet e veta familjare në figura të gjalla, komike dhe të shtrembëruara me dashamirësi, duke na dhënë portretin më lozonjar dhe më të pacipë të botës nga e cila vjen.
Histori gazmore
Përmes prapësive, keqkuptimeve dhe situatave të papritura, Collodi rrëfen botën e fëmijërisë me humor të hollë dhe një ironi që nuk kursen as të vegjlit e as të rriturit. Personazhet e tij gabojnë, mburren, mashtrojnë, ëndërrojnë dhe bien në telashe, por pikërisht përmes këtyre përvojave mësojnë diçka për veten dhe për botën. Me këtë botim, Histori gazmore vjen për herë të parë në gjuhën shqipe në edicionin e saj të plotë.