Shtëpia Botuese: Uegen
Rreth Shtëpisë botuese
Po shfaqen 25–40 nga 40 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
Lojera per kohen e lire 1– Prerje e ngjitje
Një libër sa një tablet dhe po aq zbavitës e mendje-stërvitës sa ai! Merret gjithkund me vete: në drekat e familjes, në shëtitjet me biçikletë, në piknik apo plazh. Ose të pret me padurim në dhomën tënde kur të kthehesh nga shkolla. Në pushimet e verës apo në pushimin e madh në shkollë… zgjidhe ti.
Jete ne vetmi
E njohur gjithashtu me titullin “Kujtime nga Nëndheu”, kjo është një nga veprat më të njohura të shkrimtarit rus, e cila shquhet për pasqyrimin e thellë të natyrës njerëzore. Fjodor Dostojevski analizon me pamëshirshmëri përballjet e brendshme të individit me botën dhe vetveten. Ky libër shqip, i publikuar nga shtëpia botuese Uegen, përbën një histori të mbushur me thellësi psikologjike dhe dilema morale që nuk mund t’i shpëtoni. Zbuloni këtë monolog gjenial ekskluzivisht në Leximtari.
Netocka Nezvanova – Uegen
“Netoçka Nezvanova” është një nga veprat më të veçanta të Dostojevskit, e botuar fillimisht në vitin 1849. Romani mbeti i papërfunduar për shkak të arrestimit dhe internimit të autorit në Siberi. Pikërisht kjo e bën tekstin edhe më intriguese është një vepër që ndalet në mes të rrugës, por që megjithatë përmban thellësi të jashtëzakonshme psikologjike.
Rruga stoike drejt pasurisë
Zbulo qasjen praktike dhe të volitshme drejt ndërtimit të pasurisë, e cila aplikon urtësinë e lashtë në kaosin e tregjeve të ditëve moderne. “Rruga stoike drejt pasurisë” nga Darius Foroux tregon se si kontrolli i reagimeve dhe menaxhimi i emocioneve na shpijnë drejt suksesit afatgjatë. Zbuloni këtë udhëzues të vyer për të marrë mbrapsht kohën, qetësinë dhe lirinë financiare, tashmë të disponueshëm në Leximtari.
Luftetare rebele shenjtore
Në këtë libër të çmuar, historiani dhe profesori i përkryer, Temkin, përmbush detyrën kryesore, vendos artin e udhëheqjes në kontekstin historik përkatës. Rezultati është një libër plot e përplot me botëkuptim, që tregon si një studim i kujdesshëm dhe i pakursyer i udhëheqësve të shkuar – ata që patën pushtet të madh por edhe ata që s’patën – na ndihmon të identifikojmë atributet që duhet të shohim te pasardhësit e tyre, sot.
Mama pa ndjenja faji
Mama pa Ndjenja Faji është një udhërrëfyes për nënat e reja që t’i ndihmojë të shqetësohen më pak dhe të fillojnë ta shijojnë udhëtimin plot ulje dhe ngritje të prindërimit me më shumë vetëbesim dhe sa më pak stres të jetë e mundur.
Askujt nuk i perket vetmia
Është një nga botimet më të fundit të Jojo Moyes që vjen edhe në shqip dhe vlerësohet si një nga romanet e saj më intimë. Trajton tema universale si: vetmia, humbja, miqësia dhe fuqia e lidhjeve njerëzore. Lexuesit e krahasojnë me romanet e saj më të suksesshme si “Unë më parë se ti” (Me Before You), por ky ka një ton më të qetë dhe më reflektues.
Në mbretërinë e akullit
“Në mbretërinë e akullit” nga Hampton Sides është një histori e jashtëzakonshme guximi, tragjedie dhe mbijetese në kufijtë e botës. Bazuar në dokumente, ditarë dhe letra të vërteta, autori ndërthur saktësinë historike me fuqinë e një romani epik, duke sjellë një rrëfim mbërthyes mbi ekspeditën legjendare drejt Polit të Veriut. Një nga librat e preferuar të gazetarit Blendi Salaj, tashmë i disponueshëm në Leximtari.
Vellezerit Karamazove 1 – Uegen
Vëllezërit Karamazov është një nga kryeveprat e letërsisë botërore në të cilën Fjodor Dostojevski analizon në mënyrë të thelluar tipologji dhe karaktere njerëzore. Personazhet e tij janë njerëz që secili prej nesh mund t’i takojë në jetën e përditshme. Ky roman ka dy vëllime dhe është sjellë në shqip nga Jorgji Doksani. Ky është vëllimi i parë.