Autor: Artan Fuga

Artan Fuga është profesor titullar në Universitetin e Tiranës,  anëtar i Akademisë së Shkencave, njëherësh edhe studiues dhe autor i librash. Ai ka mbaruar doktoraturë në Shkencat  e Komunikimit dhe të Informimit në Universitetin Paris  2, Francë, Doktor në Filozofi në Universitetin e Tiranës, ai mban Diplomën e Aftësisë për të Drejtuar Kërkim Shkencor në shkenca humane dhe shoqërore në Francë (HDR), fituar në Universitetin Paris 10 dhe prej dy dekadash është kërkues shkencor i asociuar në Qendrën Kombëtare të Kërkimit Shkencor (CNRS-Francë). Është titullar i një Diplome Studimesh të Thelluara në Filozofinë e Ekonomisë në Universitetin Paris 10 (DEA). Jep rregullisht kurse leksionesh komunikimi në Shkollën e Biznesit dhe Administrimit IPAG (Paris,Los Anxhelos,Kunmin), me një përvojë disa vjeçare si professor i ftuar në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit Paris 10. Ka drejtuar departamente të sociologjisë, filozofisë dhe komunikimit në Universitetin e Tiranës dhe ka një sërë botimesh artikujsh shkencore, librash studimorë dhe letërsi në Francë dhe Shqipëri.

Librat e tij në fushat e filozofisë, komunikimit dhe letërsisë janë botuar nga Papirus dhe gjenden tek libraria Leximtari. Me romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës” (2025) Fuga mori Çmimin e Autorit më të Mirë të Panairit Tirana 2025.

 

Po shfaqen krejt 4 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Murgu – Papirus

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 350.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 147.50 L.

Ndeshkimi i dyte i Evës

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Njeriu femije

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Zbulimi i erosit ne Antikitet

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.