Artan Fuga
Artan Fuga është profesor titullar në Universitetin e Tiranës, anëtar i Akademisë së Shkencave, njëherësh edhe studiues dhe autor i librash. Ai ka mbaruar doktoraturë në Shkencat e Komunikimit dhe të Informimit në Universitetin Paris 2, Francë, Doktor në Filozofi në Universitetin e Tiranës, ai mban Diplomën e Aftësisë për të Drejtuar Kërkim Shkencor në shkenca humane dhe shoqërore në Francë (HDR), fituar në Universitetin Paris 10 dhe prej dy dekadash është kërkues shkencor i asociuar në Qendrën Kombëtare të Kërkimit Shkencor (CNRS-Francë). Është titullar i një Diplome Studimesh të Thelluara në Filozofinë e Ekonomisë në Universitetin Paris 10 (DEA). Jep rregullisht kurse leksionesh komunikimi në Shkollën e Biznesit dhe Administrimit IPAG (Paris,Los Anxhelos,Kunmin), me një përvojë disa vjeçare si professor i ftuar në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit Paris 10. Ka drejtuar departamente të sociologjisë, filozofisë dhe komunikimit në Universitetin e Tiranës dhe ka një sërë botimesh artikujsh shkencore, librash studimorë dhe letërsi në Francë dhe Shqipëri. Librat e tij në fushat e filozofisë, komunikimit dhe letërsisë janë botuar nga Papirus dhe gjenden tek libraria Leximtari. Me romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës” (2025) Fuga mori Çmimin e Autorit më të Mirë të Panairit Tirana 2025.
Përshkrimi
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 464 Faqe
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.