Autor: Artan Fuga

Artan Fuga është profesor titullar në Universitetin e Tiranës,  anëtar i Akademisë së Shkencave, njëherësh edhe studiues dhe autor i librash. Ai ka mbaruar doktoraturë në Shkencat  e Komunikimit dhe të Informimit në Universitetin Paris  2, Francë, Doktor në Filozofi në Universitetin e Tiranës, ai mban Diplomën e Aftësisë për të Drejtuar Kërkim Shkencor në shkenca humane dhe shoqërore në Francë (HDR), fituar në Universitetin Paris 10 dhe prej dy dekadash është kërkues shkencor i asociuar në Qendrën Kombëtare të Kërkimit Shkencor (CNRS-Francë). Është titullar i një Diplome Studimesh të Thelluara në Filozofinë e Ekonomisë në Universitetin Paris 10 (DEA). Jep rregullisht kurse leksionesh komunikimi në Shkollën e Biznesit dhe Administrimit IPAG (Paris,Los Anxhelos,Kunmin), me një përvojë disa vjeçare si professor i ftuar në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit Paris 10. Ka drejtuar departamente të sociologjisë, filozofisë dhe komunikimit në Universitetin e Tiranës dhe ka një sërë botimesh artikujsh shkencore, librash studimorë dhe letërsi në Francë dhe Shqipëri.

Librat e tij në fushat e filozofisë, komunikimit dhe letërsisë janë botuar nga Papirus dhe gjenden tek libraria Leximtari. Me romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës” (2025) Fuga mori Çmimin e Autorit më të Mirë të Panairit Tirana 2025.

 

Po shfaqen krejt 4 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Ndeshkimi i dyte i Evës

(0)
1, 500.00 L

Akademiku dhe profesori i njohur, Artan Fuga, vjen para lexuesit me një roman tronditës që ndërthur reflektime biblike me distopinë moderne. Vlerësuar nga juria profesioniste me çmimin prestigjioz “Autori i Vitit 2025” në Panairin e Librit në Tiranë, kjo vepër analizon thellësisht kaosin e shoqërisë së sotme. Një libër shqip i domosdoshëm, i botuar me kujdes nga shtëpia botuese Papirus.

Gjejeni këtë kryevepër të letërsisë bashkëkohore shqipe ekskluzivisht në Leximtari.

Vlerësime: Autori i Vitit 2025 (Panairi i Librit Tiranë)