Autor: Durim Taçi

DURIM TAÇI (1964) është gazetar, shkrimtar dhe përkthyes. Ka studiuar filologji dhe kinematografi në Tiranë, si dhe filozofi në Milano.

“Pa fjalën e fundit” (Onufri, 2025) është vëllimi i tij i katërt me tregime, pas: Fotografi i shkretëtirës (Arbëria, 1996), Shtatë rrëfime, një vakì (Toena, 2013), Nga një derë tjetër (Fishta, 2021 / Besa Editrice, 2022), vepër me të cilën fitoi Çmimin Kombëtar të Letërsisë 2021.

Ka botuar gjithashtu romanet: Gratë e Diellit (1998), Vdekja e Fundit (2006), Ngujimi i Presidentit (2008), Extra Time (2019 / Mimesis Edizioni, 2020), Një prani në ikje (2020 / Lubrina Editore, 2021), Liqeni në mes të detit (UET Press, 2022), fitues i Çmimit “Fishta” 2022, si dhe Lakimi (Living, 2024).

Si përkthyes i rreth 70 titujve letrarë, është vlerësuar me çmimin “Servantes” në Panairin e Ulqinit (2025) për përkthimin në shqip të romanit distopik Portokall me kurdisje të Anthony Burgess.

Në Itali ka fituar çmimin ndërkombëtar “Montefiore” për romanin Codice Kanun / L’inviato (2016) dhe çmimin “Città di Genova” për tregimin La badante (2014).

Është autor i Fjalorit të termave të kritikës moderne (Toena, 2000) dhe bashkautor i fjalorit shumëgjuhësh Il primissimo Zanichelli dell’açoglienza (Zanichelli, 2008). Veprat e tij janë prezantuar në panaire dhe evente ndërkombëtare të librit në Torino, Milano, Fano dhe Bergamo. Që nga viti 2024 jeton në Tiranë, pas një periudhe emigrimi në Itali që prej vitit 2000.

Durim Taçi është një nga nismëtarët dhe anëtar i kryesisë së Forum 26. Librat e tij i gjeni online tek Leximtari.al.

Po shfaqen krejt 3 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Nje prani ne ikje-Fishta

(0)
1, 000.00 L

Me librat e tij Durim Taçi dëshmohet si një prej krijuesve europianizues të letërsisë sonë, që e kthen atë në kohërat e arta, kur ishte duke ecur paralel dhe me dinjitet përkrah asaj që shkruhej në Përëndim. “Një prani në ikje” është një vepër bashkëkohore jo vetëm nisur nga përmbajtja, por edhe nga mënyra e strukturimit dhe rrëfimit. Vepra na dëshmon se përmbajtjet e reja të çojnë natyrshëm drejt formave të reja. Edhe “Një prani në ikje”, është i shkruar gjithashtu në dy gjuhë, italisht e shqip, siç janë shkruar edhe disa nga veprat e tjera të tij.

Lakimi

(0)
1, 200.00 L

Një roman i jashtëzakonshëm i shkrimtarit Durim Taçi që gërsheton misterin, psikologjinë dhe historinë e njerëzimit në një arratisje plot tension. Ngjarja ndjek një arkeologe nga Tirana, e cila, e përndjekur nga bashkëshorti i saj, kërkon shpëtim dhe dashuri në një kongres arti në Itali. Por ajo që e pret është një lojë e rrezikshme tekstesh dhe mesazhesh zanore që sfidojnë vetë kohën dhe rrëfimin tradicional. Një udhëtim letrar psikologjik që thyen linearitetin për të bashkuar të tashmen me pesë mijë vjet histori, ekskluzivisht në Leximtari.