Autor: Ismail Kadare
Rreth autorit
Ismail Kadare ka lindur më 28 janar 1938 në Gjirokastër. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë dhe një nga figurat më të mëdha të letërsisë bashkëkohore. Me romanet, tregimet dhe poezinë e tij, ai ka bërë që historia, mitet dhe realiteti shqiptar të njihen gjerësisht përmes artit të fjalës. Kadare është i njohur për stilin e fuqishëm, gjuhën e pasur dhe aftësinë për të përzier të shkuarën me të tashmen, duke shndërruar përvojën shqiptare në një univers letrar me vlerë botërore.
Vepra të tilla si Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur apo Prilli i thyer kanë hyrë në fondin e artë të letërsisë botërore dhe lexohen sot në dhjetëra gjuhë. Përmes tyre, Kadare na fton të reflektojmë mbi historinë, pushtetin, lirinë dhe fatin e njeriut.
I nderuar me çmime ndërkombëtare si Booker Prize, Servantes, dhe i përmendur shpesh si kandidat për Nobelin në Letërsi, ai mbetet një autor që i jep lexuesit kënaqësi estetike dhe mendim të thellë.
Librat e tij janë një thesar i domosdoshëm për këdo që kërkon të njohë më mirë Shqipërinë dhe universin njerëzor në tërësi.
Kadare u nda nga jeta në vitin 2024, duke na lënë pas një trashëgimi të madhe letrare, gjuhesore dhe kulturore.
Veprat e Kadaresë i gjeni edhe tek libraria Leximtari.
Po shfaqen 1–24 nga 26 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
Lamtumira e se keqes
Kryemjeshtri i letërsisë shqipe, Ismail Kadare, na sjell novelën e fuqishme “Lamtumira e së keqes”. E shkruar në vitin 1987, kjo vepër e jashtëzakonshme trajton largimin e Perandorisë Osmane nga Ballkani dhe trashëgiminë e errët mendore e kulturore që ajo lë pas. Një reflektim i thellë dhe gjithmonë aktual mbi lirinë, frikën dhe nënshtrimin shpirtëror, tashmë i disponueshëm në Leximtari.
Legjenda e legjendave
Zbuloni mekanizmat e fshehtë se si lindin dhe jetojnë mitet me “Legjenda e legjendave”, një vepër magjepsëse nga gjeniu i letërsisë sonë, Ismail Kadare. Nga epoka e Gilgameshit e deri te figurat bashkëkohore, ky libër eksploron universin ku bashkëjetojnë popujt dhe brezat përmes fuqisë mbrojtëse të legjendave. Zhytuni në këtë thesar letrar dhe kulturor, tashmë i disponueshëm në Leximtari.
Twilight of the eastern gods
Ismail Kadare rikthehet në vitet e tij të rinisë në Moskë me romanin “Twilight of the Eastern Gods”. Një rrëfim satirik dhe melankolik mbi “fabrikën e shkrimtarëve” në Institutin Gorki, fushatën kundër Pasternakut dhe perëndimin e marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike.