Autor: Khaled Hosseini
Rreth autorit
Autori i bestsellerit absolit, Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini ka lindur më Kabul 1965 në Afganistan. Më 1970 familja Hosseini u zhvendos në Iran ku i ati punoi për ambasadën afgane në Teheran. Më 1973 familja Hosseini u kthye në Kabul.
Në vitin 1980, pas pushtimit sovjetik të Afganistanit, familja kërkoi strehim politik në Shtetet e Bashkuara dhe u vendos në San Hose të Kalifornisë.
Hosseini kreu shkollën e mesme të San Hose më 1984 dhe u regjistrua në Universitetin Santa Clara ku mori diplomë në biologji më 1988. Një vit më vonë ai hyri në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, ku u diplomua si mjek në vitin 1993. Ai ushtroi profesionin e mjekut për dhjetë vjet, deri një vit e gjysmë pas publikimit të librit Gjuetari i balonave.
Vepra e këtij autori ka ardhur në gjuhën shqipe edhe përmes përkthimeve të Oriana Tamburit, me veprat: Gjuetari i balonave, Një mijë diej vezullues, Dhe malet oshëtinë dhe Lutje detit.
Hosseini shërben aktualisht si i Dërguar i Vullnetit të Mirë për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Ai ka punuar për të siguruar ndihmë humanitare për Afganistanin që nga viti 2007. Ai jeton në Kaliforninë e Veriut me bashkëshorten e tij Roya dhe dy fëmijët e tyre, (Haris dhe Farah).
Librat e Khaled Hosseinit janë botuar nga OMSCA-1 dhe i gjeni tek Libraria Leximtari.
Po shfaqen krejt 3 përfundimetRenditur sipas më të rejave