Autor: Lea Ypi

Lea Ypi është pedagoge e mendimit politik dhe autore librash, e njohur dhe e botuar në shumë vende të botës. Ajo ka lindur më 6 shtator 1979 në Durrës.
Ypi është profesoreshë e Teorisë Politike në Shkollën e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Londër dhe Profesore e Filozofisë në Universitetin Kombëtar Australian. Ajo është diplomuar për Filozofi dhe Letërsi nga Universitetin La Sapienza dhe ka përfunduar doktoraturën në Institutin Universitar Europian.
Ypi ka bashkëpunuar me Universitetin e Stanfordit (2017), Institutin për Studime të Avancuara në Berlin, Universitetin e Frankfurtit (2010, 2016), Universitetin e Tokios dhe Universitetin Federal të Santa Caterina në Brazil.
Ndër botimet e saj të shumta janë “Global Justice and Avant-Garde Political Agency”, “The Meaning of Partisanship” (me Jonathan White), etj.. Vepra e saj është përkthyer në frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, holandisht dhe kinezisht (mandarinisht). Me studimet e saj ka marrë disa çmime ndërkombëtare. Ypi ka dhënë mbi njëqind leksione si e ftuara, duke përfshirë Universitetin e Çikagos, Princeton, Yales, Harvardit, Stanfordit, Kembrixhit, Oksfordit, Parisit, Romës, Frankfurtit, Berlinit, Pragës, Uppsalas, Barcelonës, Oslos, Montrealit, Torontos, Pekinit, Kiotos dhe Melburnit. Ajo kontribuon rregullisht në mediat prestigjioze ndërkombëtare si The Guardian, New Statesman, The Independent, Jacobin Magazine dhe në panelet dhe debatet e radios dhe TV të BBC-së.
Në gjuhën shqipe ka botuar tre libra: “Vetëm për vete”, “Të lirë” dhe Të poshtëruar, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Dudaj. Libri “Të lirë” është botuar në rreth 35 gjuhë të botës dhe ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Librat e Lea Ypit i gjeni edhe tek libraria Leximtari.

Po shfaqen krejt 3 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Te poshteruar – Lea Ypi

(1)
1, 600.00 L

Lea Ypi, autorja e librit bestseller absolut Te lire, i botuar ne me shume se 35 vende te ndryshme te botes, vjen me nje tjeter liber te ri, Te poshteruar – nje rrefim trondites per gjyshen e saj, e cila jetoi tragjikisht ne tri kohe dhe ne disa sisteme. Edhe ky liber sjell nje kendveshtrim origjinal dhe reflektues per kohet qe lidhen me njera – tjetren dhe fatet tona…

Free – Lea Ypi

(1)
1, 800.00 L

Free is an engrossing memoir of coming of age amid political upheaval. With acute insight and wit, Lea Ypi traces the limits of progress and the burden of the past, illuminating the spaces between ideals and reality, and the hopes and fears of people pulled up by the sweep of history.

Te lirë

(1)
1, 400.00 L

Një rrëfim plot humor dhe trishtim mbi fëmijërinë nën diktaturë dhe kaosin e vitit 1997. Lea Ypi sjell romanin “Të lirë”, një vepër që sfidon konceptet tona mbi lirinë dhe demokracinë. E vlerësuar ndërkombëtarisht, tashmë vjen për publikun shqiptar.