Lea Ypi
Lea Ypi është pedagoge e mendimit politik dhe autore librash, e njohur dhe e botuar në shumë vende të botës. Ajo ka lindur më 6 shtator 1979 në Durrës. Ypi është profesoreshë e Teorisë Politike në Shkollën e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Londër dhe Profesore e Filozofisë në Universitetin Kombëtar Australian. Ajo është diplomuar për Filozofi dhe Letërsi nga Universitetin La Sapienza dhe ka përfunduar doktoraturën në Institutin Universitar Europian. Ypi ka bashkëpunuar me Universitetin e Stanfordit (2017), Institutin për Studime të Avancuara në Berlin, Universitetin e Frankfurtit (2010, 2016), Universitetin e Tokios dhe Universitetin Federal të Santa Caterina në Brazil. Ndër botimet e saj të shumta janë "Global Justice and Avant-Garde Political Agency", "The Meaning of Partisanship" (me Jonathan White), etj.. Vepra e saj është përkthyer në frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, holandisht dhe kinezisht (mandarinisht). Me studimet e saj ka marrë disa çmime ndërkombëtare. Ypi ka dhënë mbi njëqind leksione si e ftuara, duke përfshirë Universitetin e Çikagos, Princeton, Yales, Harvardit, Stanfordit, Kembrixhit, Oksfordit, Parisit, Romës, Frankfurtit, Berlinit, Pragës, Uppsalas, Barcelonës, Oslos, Montrealit, Torontos, Pekinit, Kiotos dhe Melburnit. Ajo kontribuon rregullisht në mediat prestigjioze ndërkombëtare si The Guardian, New Statesman, The Independent, Jacobin Magazine dhe në panelet dhe debatet e radios dhe TV të BBC-së. Në gjuhën shqipe ka botuar tre libra: “Vetëm për vete”, “Të lirë” dhe Të poshtëruar, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Dudaj. Libri “Të lirë” është botuar në rreth 35 gjuhë të botës dhe ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Librat e Lea Ypit i gjeni edhe tek libraria Leximtari.
Te lirë
Një rrëfim plot humor dhe trishtim mbi fëmijërinë nën diktaturë dhe kaosin e vitit 1997. Lea Ypi sjell romanin “Të lirë”, një vepër që sfidon konceptet tona mbi lirinë dhe demokracinë. E vlerësuar ndërkombëtarisht, tashmë vjen për publikun shqiptar.
Përshkrimi
Të rritesh në fund të historisë – Rrëfimi i Lea Ypit
Romani autobiografik “Të lirë” është një dëshmi e fuqishme e rritjes në një vend ku liria ishte vetëm një parullë. Autorja Lea Ypi na kthen pas në kohë, në Shqipërinë e viteve të fundit të socializmit dhe tranzicionit kaotik që pasoi.
Përmes syve të një fëmije, dhe më pas të një adoleshenteje, lexuesi përjeton:
-
Përplasjen mes propagandës shkollore dhe sekreteve familjare.
-
Habinë e zbulimit se “biografia” e saj ishte e njollosur.
-
Zhgënjimin dhe shpresën që solli demokracia dhe liberalizimi i tregut.
Që nga botimi i parë, ky libër është përkthyer në mbi 20 gjuhë dhe është vlerësuar nga kritika botërore si një nga veprat më origjinale të dekadës. Nuk është thjesht një histori shqiptare; është një reflektim universal mbi pyetjen: A jemi vërtet të lirë kur ndryshojmë sistemet politike?
Për çdo lexues që kërkon të kuptojë të shkuarën tonë përmes një analize sa intime aq edhe filozofike, kjo vepër është e pashmangshme. Gjejeni tani në Leximtari.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 320 Faqe
- Data e publikimit: 01/09/2021
- Mosha e leximit: mbi 12 vjeç
- Titulli origjinal: Free , Coming of Age at the End of History
- Vendi i botimit: Tirane

Ekonomisti_Londer –
-
-