Julia Navarro
Julia Navarro eshte nje nga emrat me te njohur te letersise spanjolle dhe europiane te diteve tona, me profesion gazetare dhe analiste shumë e njohur për shkrimet politike rreth aktualitetit ne Spanje. Autore e shumë librave për historinë bashkëkohore, si: “1982-1996, nga Felipe tek Aznar”, “E majta që po vjen”, “Zonja Presidente”, “Socializmi i ri: Vizioni i José Luis Rodriguez Zapateros” etj. Romani i saj i parë, “Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë” (40 botime në spanjisht) shënoi sukses të jashtëzakonshëm dhe arriti rekord kopjesh të shitura jo vetëm në Spanjë, por edhe jashtë saj. Deri tani ky roman është botuar në 18 gjuhë. Me veprat e mëvonshme, “Më thuaj kush jam”, “Bibla prej argjile”, “Gjaku i të pafajshmëve” dhe “Qëllo, tashmë jam i vdekur!”, fitoi përfundimisht zemrat e lexuesve dhe të kritikës. Këto romane janë vlerësuar me çmime të rëndësishme të fushës së letrave, kanë shënuar dhjetëra miliona kopje të shitura në të gjithë botën dhe janë botuar në më tepër se tridhjetë vende, përfshirë këtu: Italinë, Gjermaninë, Portugalinë, ShBA, Britaninë e Madhe, Rusinë, Japoninë etj. Librat e saj jane sjelle ne shqip nga shtepia botuese Dituria dhe i gjeni tek libraria Leximtari.
Bibla prej argjile
- Autori: Julia Navarro
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Ornela Ismali
- Redaktori: Jeta Hamzallari
Julia Navarro sjell nje tjeter roman mbreselenes per lexuesit, Bibla prej argjile, nje udhetim magjik dhe mistik ne kohe dhe hapesira te ndryshme. Romani vjen i perkthyer nga Arta Marku dhe botohet nga Dituria.
Përshkrimi
Romë, 2002.
Në bazilikën e Shën Pjetrit, një zotëri flokëthinjur gjunjëzohet për të kërkuar një falje të pamundur: “Atë, do të vras një njeri”, i rrëfehet priftit në rrëfyestore.
Në të njëjtën kohë, Klara Tanenbergu, arkeologe e re, mbesa e një njeriu të fuqishëm por me të kaluar të errët, gjatë një kongresi të arkeologjisë në Romë njofton një zbulim të rëndësishëm. Bëhet fjalë për disa pllaka të lashta prej argjile, të cilat, nëse janë autentike, do të shërbejnë si provë shkencore e ekzistencës së patriarkut Abraham. Është vepra e një skribi, që ka përmbledhur rrëfimin e profetit për krijimin e botës, Zanafillën, pështjellimin e gjuhëve në Babel dhe Përmbytjen e madhe.
Një Bibël autentike prej argjile. Pak para fillimit të Luftës së fundit të Gjirit, së bashku me një ekip arkeologësh, Klara nis disa gërmime të rrezikshme. Nuk e ka idenë se çfarë tmerri ka zgjuar padashur, një tmerr që e zhyt në një të kaluar të trazuar dhe që kërcënon ta tërheqë në një shtjellë të fortë dhune.
Dikush është betuar të vrasë Tanenbergun, plakun, por edhe familjen e tij, për t’u hakmarrë ndaj një krimi të tmerrshëm të kryer shumë vite më parë.
Mes dyshimesh, mashtrimesh e tradhtish, ekspedita në Irak përparon plot tensione e kthesa të papritura drejt një fundi të paparashikueshëm e tragjik, ndërsa bombardimet e para tronditin kryeqytetin e lashtë të Mesopotamisë.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 654 Faqe
- Data e publikimit: 12/08/2022
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: La bibla de Barro
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.