Autor: Julia Navarro
Rreth autorit
Julia Navarro eshte nje nga emrat me te njohur te letersise spanjolle dhe europiane te diteve tona, me profesion gazetare dhe analiste shumë e njohur për shkrimet politike rreth aktualitetit ne Spanje. Autore e shumë librave për historinë bashkëkohore, si: “1982-1996, nga Felipe tek Aznar”, “E majta që po vjen”, “Zonja Presidente”, “Socializmi i ri: Vizioni i José Luis Rodriguez Zapateros” etj. Romani i saj i parë, “Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë” (40 botime në spanjisht) shënoi sukses të jashtëzakonshëm dhe arriti rekord kopjesh të shitura jo vetëm në Spanjë, por edhe jashtë saj. Deri tani ky roman është botuar në 18 gjuhë. Me veprat e mëvonshme, “Më thuaj kush jam”, “Bibla prej argjile”, “Gjaku i të pafajshmëve” dhe “Qëllo, tashmë jam i vdekur!”, fitoi përfundimisht zemrat e lexuesve dhe të kritikës. Këto romane janë vlerësuar me çmime të rëndësishme të fushës së letrave, kanë shënuar dhjetëra miliona kopje të shitura në të gjithë botën dhe janë botuar në më tepër se tridhjetë vende, përfshirë këtu: Italinë, Gjermaninë, Portugalinë, ShBA, Britaninë e Madhe, Rusinë, Japoninë etj.
Librat e saj jane sjelle ne shqip nga shtepia botuese Dituria dhe i gjeni tek libraria Leximtari.
Po shfaqen krejt 5 përfundimetRenditur sipas më të rejave