Julia Navarro
Julia Navarro eshte nje nga emrat me te njohur te letersise spanjolle dhe europiane te diteve tona, me profesion gazetare dhe analiste shumë e njohur për shkrimet politike rreth aktualitetit ne Spanje. Autore e shumë librave për historinë bashkëkohore, si: “1982-1996, nga Felipe tek Aznar”, “E majta që po vjen”, “Zonja Presidente”, “Socializmi i ri: Vizioni i José Luis Rodriguez Zapateros” etj. Romani i saj i parë, “Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë” (40 botime në spanjisht) shënoi sukses të jashtëzakonshëm dhe arriti rekord kopjesh të shitura jo vetëm në Spanjë, por edhe jashtë saj. Deri tani ky roman është botuar në 18 gjuhë. Me veprat e mëvonshme, “Më thuaj kush jam”, “Bibla prej argjile”, “Gjaku i të pafajshmëve” dhe “Qëllo, tashmë jam i vdekur!”, fitoi përfundimisht zemrat e lexuesve dhe të kritikës. Këto romane janë vlerësuar me çmime të rëndësishme të fushës së letrave, kanë shënuar dhjetëra miliona kopje të shitura në të gjithë botën dhe janë botuar në më tepër se tridhjetë vende, përfshirë këtu: Italinë, Gjermaninë, Portugalinë, ShBA, Britaninë e Madhe, Rusinë, Japoninë etj. Librat e saj jane sjelle ne shqip nga shtepia botuese Dituria dhe i gjeni tek libraria Leximtari.
Me thuaj kush jam
- Autori: Julia Navarro
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Arta Marku
- Redaktori: Jeta Hamzallari
Me thuaj kush jam, – nje tjeter roman i arrire nga shkrimtarja spanjolle Julia Navarro, i cili te ben te kuptosh me mire dramat dhe krizat e individit dhe identitetit ne kohen tone. Madridi, Barcelona, Parisi, Moska, Berlini, Londra, Varshava, Buenos Aires dhe Meksika janë vetëm disa nga vendet ku zhvillohet skenari i kësaj vepre të madhe rreth totalitarizmit në historinë e ditëve tona.
Përshkrimi
Guilermoja, një gazetar jo fort i suksesshëm, pranon propozimin e tezes së vet për të hetuar rreth jetës së stërgjyshes, Amelia Garajoa, një grua për të cilën dihej vetëm se kishte braktisur të shoqin dhe të birin pak para se të shpërthente Lufta Civile në Spanjë.
Për t’i shpëtuar harresës, duhet ndërtuar historia e saj nga fillimi, duhen vendosur një nga një të gjitha pjesët e puzzle-it të një jete të gjallë e të jashtëzakonshme. E shënjuar nga katër burra – biznesmeni Santiago Karranza, revolucionari francez Pier Komteja, gazetari amerikan Xhejms Alberti dhe mjeku ushtarak i lidhur me nazizmin Maks von Shuman – historia e Amelias është ajo e një antiheroine, pre e kontradiktave që kthehen në gabime për të cilat nuk do të reshtë kurrë së paguari, qoftë nga dora e pamëshirshme e nazizmit, qoftë nga diktatura sovjetike.
Borgjeze dhe revolucionare, grua dhe dashnore, spiune dhe vrasëse, protagonistja së bashku me një galeri të tërë personazhesh të paharrueshme përjetojnë aventurën e të jetuarit intensivisht një shekull, nga Spanja republikane deri në rënien e Murit të Berlinit, duke kaluar përmes Luftës së Dytës Botërore dhe viteve të errëta të Luftës së Ftohtë.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 704 Faqe
- Data e publikimit: 13/08/2014
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Dime quien soy
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.