Julia Navarro
Julia Navarro eshte nje nga emrat me te njohur te letersise spanjolle dhe europiane te diteve tona, me profesion gazetare dhe analiste shumë e njohur për shkrimet politike rreth aktualitetit ne Spanje. Autore e shumë librave për historinë bashkëkohore, si: “1982-1996, nga Felipe tek Aznar”, “E majta që po vjen”, “Zonja Presidente”, “Socializmi i ri: Vizioni i José Luis Rodriguez Zapateros” etj. Romani i saj i parë, “Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë” (40 botime në spanjisht) shënoi sukses të jashtëzakonshëm dhe arriti rekord kopjesh të shitura jo vetëm në Spanjë, por edhe jashtë saj. Deri tani ky roman është botuar në 18 gjuhë. Me veprat e mëvonshme, “Më thuaj kush jam”, “Bibla prej argjile”, “Gjaku i të pafajshmëve” dhe “Qëllo, tashmë jam i vdekur!”, fitoi përfundimisht zemrat e lexuesve dhe të kritikës. Këto romane janë vlerësuar me çmime të rëndësishme të fushës së letrave, kanë shënuar dhjetëra miliona kopje të shitura në të gjithë botën dhe janë botuar në më tepër se tridhjetë vende, përfshirë këtu: Italinë, Gjermaninë, Portugalinë, ShBA, Britaninë e Madhe, Rusinë, Japoninë etj. Librat e saj jane sjelle ne shqip nga shtepia botuese Dituria dhe i gjeni tek libraria Leximtari.
Vellazeria e Pelhures se Shenjte
- Autori: Julia Navarro
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Aida Baro
- Redaktori: Jeta Hamzallari
Me historinë dhe imagjinatën si elemente të para, Julia Navarro ka krijuar një roman që e lë lexuesin pa frymë, që hap portën drejt një udhëtimi tërheqës përmes së kaluarës, së tashmes dhe, pa dyshim, përmes së kaluarës dhe të tashmes njëkohësisht. Një rrëfim i jashtëzakonshëm që të befason nga faqja në faqe, një roman i shkëlqyer që s’ka të dytë në llojin e vet.
Përshkrimi
Torino, 1991.
Pasi shuhen flakët që shpërthyen në katedrale, gjendet trupi i djegur i një njeriu pa gjuhë. Një detaj që shqetëson kapitenin Marko Valoni, i cili dyshon se shkak i zjarrit nuk ishte një qark i shkurtër.
I ndihmuar nga historiania simpatike e artit, dr. Galoni, dhe nga një gazetare spanjolle, bie në gjurmët e një elite njerëzish të arsimuar, të rafinuar, por mbi të gjitha me shumë pushtet, të cilët duket se ushqejnë interes të veçantë për Pëlhurën me imazhin e Krishtit.
Valoni fillon të gjurmojë të gjitha historitë e Pëlhurës së Shenjtë, mes komploteve dhe mrekullive, herezive dhe kryqëzatave, apostujve dhe Tempullarëve, ndërsa e kaluara dhe e tashmja vijnë së bashku në një triller të mprehtë dhe emocionues, në një histori që duket se ka shumë mistere për t’u zbuluar.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 480 Faqe
- Data e publikimit: 15/08/2013
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: La hermandad de la Sabana Santa
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.