Autor: Mitch Albom
Rreth autorit
Mitch Albom është autor i një numri të madh librash artistikë dhe joartistikë, të cilët, së bashku, janë shitur në 42 milionë kopje në mbarë botën dhe janë botuar në 48 gjuhë. Ai ka shkruar tetë libra që kanë zënë vendin e parë në listën e bestsellerëve të New York Times, përfshirë “Të martat me Morin” (Tuesdays with Morrie), librin me kujtime më të shitur të të gjitha kohërave. Gjithashtu, ai është autor i filmave televizivë të vlerësuar me çmime, pjesëve teatrale, skenarëve, një kolumne gazetareske të shpërndarë në nivel kombëtar, si dhe i një vepre muzikore.
Falë punës së tij në gazetën Detroit Free Press, Albom është përfshirë si në “National Sports Media Association Hall of Fame”, ashtu edhe në “Michigan Sports Hall of Fame”. Në vitin 2010, ai u nderua me “Red Smith Award” për arritjet e tij gjatë gjithë karrierës.
Ai është themelues i organizatës jofitimprurëse SAY Detroit, e cila u krijon njerëzve në nevojë në Detroit mundësi për të përmirësuar jetën dhe për të arritur suksesin, përmes nismave të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, strehimit dhe arsimit. Për të ndihmuar në financimin e kësaj organizate, Albom ka themeluar gjithashtu një dyqan ëmbëlsirash dhe një linjë kokoshkash gourmet.
Albom drejton edhe Have Faith Haiti, një shtëpi dhe shkollë për fëmijët e varfër dhe jetimët në Port-au-Prince, të cilën ai e viziton çdo muaj.
Ai jeton në Michigan së bashku me bashkëshorten e tij, Janine.
Nga ky autor janë sjellë në shqip dy romane të tij, të cilët i gjeni edhe tek Leximtari.al.
Po shfaqen krejt 2 përfundimetRenditur sipas më të rejave
Genjeshtra e pare
Një roman, ku rrëfehet shkatërrimi që mund të sjellë gënjeshtra dhe mashtrimi jo vetëm në jetën e një individi, por në shkallë botërore. Gënjeshtari ynë i vogël i flet shpresës, në një rrëfim që do t’ju lërë pa frymë e do t’jua mbushë zemrën me fuqinë e shpirtit njerëzor dhe mirësinë që gjendet te secili prej nesh.
Te martat me Morin
Nje roman tejet kuptimplote per raportet e jetes me vdekjen, per menyren sesi njeriu perballet me semundjen dhe per empatine njerezore, – e cila eshte percjelle thjeshte dhe ndjeshem ne raportet e studentit me profesorin e cili ndan pervojat e nje jete te tere te cilat mund te sherbejne per secilin prej nesh. Nese ka nje liber kaq te thelle per momentet e mbrame te jetes njerezore, sa Vdekja e Ivan Iliç i Lev Tolstoit, padyshim qe ky roman eshte Te martat me Morin