Autor: Raimonda Belli Gjençaj
Rreth autorit
Raimonda Belli Gjençaj është gazetare dhe shkrimtare e njohur. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin 1977 në degën e gazetarisë. Ajo ka punuar më shumë se dhjetë vjet në revistën “Shqiptarja e re” e më pas në Akademinë e Shkencave, në sektorin e Enciklopedisë (1990-1993). Për më shumë se 15 vjet ka qenë bashkëpunëtore e Radio-Televizionit Shqiptar (1973-1989).
Është autore e një sërë tregimesh dhe novelash të botuara në shtypin letrar të kohës. Nga krijimtaria për fëmijë përmendim librat: Duduqi që kërkonte kushërinj, Kukulla Blerta udhëton drejt detit, Taku rrumbullaku, Tiku thataniku dhe Roboti Tik-Tak dhe serinë me 2 vëllime të Torobotit.
Është autore e romaneve: Epitafi i fundit, Butonat prej platini dhe Shtatë shpirtrat e Terezës, që lexuesi i ka pritur me shumë interes. Libri i fundit është Grila e bardhë. Autorja është fituese e çmimit letrar të Ambasadës Spanjolle në vitin 2009 për tregimin me titull “Lot në oqean”. Në vitin 2025 është shpallur fituese e fondit krijues për fëmijë dhënë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit me librin “Dhjetë pyetjet e Ardenit”.
Po shfaqen krejt 7 përfundimetRenditur sipas më të rejave
Gjoni me shoket prej kartoni
Një libër ku fantazia përzihet me realitetin dhe ku ilustrimet të ftojnë të mos e heqësh librin nga dora! Zbuloni botën magjike të “Gjoni me shokët prej kartoni”, një histori argëtuese dhe e zgjuar për lexuesit e vegjël të etur për dije. Gjeni këtë libër të mrekullueshëm plot aventura, tashmë të disponueshëm në Leximtari.
John and his Cardboard Friends
Where fantasy mixes with reality, and captivating illustrations invite you never to put the book down! Discover the magical world of “John and his Cardboard Friends”, a delightful and clever story for young readers eager for knowledge and adventure. Find this beautiful English edition, now available at Leximtari.
Toroboti dhe Robotinka
Një aventurë origjinale, plot miqësi, guxim dhe të papritura, që të ndez imagjinatën dhe zemrën. Një libër i bukur për fëmijët kureshtarë nga 10 vjeç, shumë i përshtatshëm për ta rekomanduar në shkollat nëntëvjeçare!
Grila e bardhe
Kjo vepër e jashtëzakonshme nga autorja Raimonda Belli Gjençaj nuk është thjesht një histori e mirëfilltë dashurie, por një rrëfim ku ndjenjat pulsojnë me forcë nga faqja në faqe. Një libër që eksploron indin e fortë të një miqësie të hershme mes dy grave, ku mungesa dhe vetmia përplasen me rreziqet e një romance të papritur. Një histori thellësisht emocionuese dhe aktuale mbi boshllëkun shpirtëror, zhgënjimin dhe kërkimin e ngrohtësisë njerëzore në epokën e teknologjisë. Zbuloni këtë dramë intime, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Dhjete pyetjet e Ardenit
Ky liber eshte nje etyd per dijen njerezore dhe per fuqine e librit per te na cuar ne nivelet me te larta te zhvillimit teknologjik. Permes nje fabule te thjeshte, autorja na ben te reflektojme te gjitheve. Me Ardenin, djalin kureshtar e plot humor, mund të shëtisni e të takoni njerëz të mrekullueshëm, që janë më inteligjentë sesa Inteligjenca Artificiale, dora vetë. Ky liber eshte pezgjedhur mes prurjeve me te mira te letersise per femije gjate vitit 2025 nga Qendra Kombetare e Librit dhe Leximit.