Autor: Rita Petro
Rreth autorit
Rita Petro (Filipi) ka lindur më 13 mars 1962 në Tiranë. Ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe (1980–1984), si dhe është specializuar në Filozofi dhe Kulturë Antike në Universitetin e Athinës (1993). Ka punuar si redaktore dhe specialiste didaktike (1985–2000) në shtëpinë botuese të librit shkollor.
Në vitin 2000, ajo bashkëthemeloi shtëpinë botuese Albas (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Preshevë). Gjithashtu, është bashkautore e 45 teksteve shkollore në lëndët e letërsisë dhe gjuhës shqipe.
Ajo ka zënë një vend të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore shqiptare për fëmijë dhe të rritur me titujt: “Shija e instinktit” (1998), “Këtu poshtë këndohet live” (2002), “Vrima” (2014), “Lindur së prapthi” (2022) dhe “Poema e mungesës” (2025).
Petro është fituese e Çmimit “Onufri” (1999), e Çmimit për Karrierë Poetike (2014), si dhe e Çmimit Kombëtar të Bibliofilisë “Lumo Skëndo” (2014) me poemën Vrima, e cila konsiderohet botimi më i suksesshëm kritikisht i autores, por edhe më kontroversi, për shkak të kundërshtimeve nga një shoqëri konservatore.
Me librin “Lindur së prapthi” mori Çmimin Europian të Letërsisë.
Petro është gjithashtu një figurë e njohur publike, shumë aktive në media, ku përmes përvojave dhe artit të saj përcjell mesazhe fuqizuese mbi të drejtat e grave dhe emancipimin e shoqërisë.
Në dhjetor 2025 Rita Petro u shpall “Poete Laureate” për dyvjeçarin 2025-2027 nga juria, me motivacionin: “Në krijimtarinë e saj prej afër tri dekadash në lëvrimin e poezisë shqipe, ajo ka përcjellë origjinalitet në trajtimin e temave të guximshme, me sinqeritet intelektual dhe me kapërcime e tronditje të tabuve konvencionale e të vjetra moralistike. Poezia e Petros përcillet si provokuese, që çliron energji ndikuese për emancipim individual dhe shoqëror”.
Librat e Rita Petro i gjeni edhe online tek Leximtari.al.
Po shfaqen krejt 3 përfundimetRenditur sipas më të rejave
Vrima – Rita Petro
Me kete liber Rita Petro arriti te thyeje tabu dhe te ngjalle nje reagim te forte ne opinionin publik dhe ne boten letrare. Autorja me shume cmime letrare brenda dhe jashte Shqiperise, fituese e cmimit Europian te Letersise dhe njeheresh poete laureate e shpallur nga QKLL per vitin 2025 – 2027, sjell nje tjeter imazh dhe koncept per vargun shqip me kete permbledhje poetike