Autor: Rovena Rrozhani
Rreth autorit
Rovena Rrozhani (Kalaja) është autore e spikatur e letërsisë bashkëkohore për fëmijë dhe gazetare e njohur. Ajo është autore e librit me poezi për fëmijë “Po vjen Babagjyshi”, si dhe bashkautore e librave për fëmijë “Tutu mëson të dëgjojë” dhe “Kush e shëroi elefantushin”, autore e katër shfaqjeve teatrale, “Domatja kërcimtare”, “Rozi dhe domatja kërcimtare”, “Ylli vezullues” dhe “Derrkuci gjumash”, “Tullumbacja e bardhë”, “Fani në kërkim të dritës”, Arinjtë duan të fluturojnë”, “Lëndina e arushëve”, “Hana, vajza që kapi diellin” dhe së fundi, Sekreti i fshehur në libra”.
Po kështu është autore e disa teksteve të këngëve të vlerësuara me çmime në Festivalin Kombëtar të Këngës për Fëmijë.
Rovena Rrozhani është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj dhe është përfshirë në Antologjinë e Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj të botuar nga Ministria e Kulturës. Librat e kësaj autoreje i gjeni online edhe tek Leximtari.al.
Po shfaqen krejt 7 përfundimetRenditur sipas më të rejave