Autor: Tobias Xhaxhiu
Rreth autorit
Tobias Xhaxhiu është shkrimtar, dramaturg dhe skenarist shqiptar. Ka studiuar komunikim, arte pamore dhe media të reja. Romani i tij Memento Mori (2021) u shpall fitues i Fondit të Krijimtarisë Letrare për te Rinij, ndërsa veprat teatrore Elektroshok (2022) dhe Dy Fytyrat e Janusit, fituese e Talia e Flakës 2025, e kanë pozicionuar si një nga zërat me të veçantë të dramaturgjisë bashkëkohore shqiptare. Në krijimtarine e tii, trilli, introspeksioni dhe estetika vizuale ndërthurën në një gjuhë që leviz mes reales dhe imagjinares, duke krijuar universin e tij hibrid mes artit dhe mendimit.
Po shfaqet përfundimi i vetëm
Imun
Në këtë roman të guximshëm e të përftuar me finesë, autorësi i Tobias Haxhiut e shndërron pandeminë në një pasqyrë të shpirtit njerëzor, aty ku vetmia bëhet sistem, dashuria eksperiment dhe shpresa iluzion biologjik. “Imun” është një histori tronditëse për kufijtë e brishtë mes shpëtimit dhe humbjes, mes shkencës dhe ndjenjës. Në fund, shtrohet pyetja thelbësore: a mund të mbetemi imunë përballë asaj që na bën njerëz? Zbuloni këtë kryevepër bashkëkohore, tashmë të disponueshme në Leximtari.