Po shfaqen 73–96 nga 908 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

I love rock and roll – Tom Kuka

(0)
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

Tom Kuka vjen me nje surprize tjeter para lexuesit shqiptar, nje permbledhje me tregime e titulluar I love rock & roll: Dhjetë tregime që, në vend të titujve, kanë këngë dhe një muzikë që nuk resht së luajturi as kur përfundon libri.

Engjej te armatosur

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

“Engjëj të armatosur” ka marrë çmimin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Libri më i mirë i vitit 2007.

Net dhe mjalte – Dita

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Historia që do t’ju rrëfej mbase nuk mbart interes kolektiv. Ndoshta nuk ka arsye ta ndaj me lexues, por pastaj i rikthehem dhe ndjej se duhet ta nxjerr nga vetja. Ta shkëpus nga barra emocionale që më shkakton dhe të mbetet një rrëfim mbi një brez e një kohë e cila po zhduket përfundimisht, ashtu si njeriu po ndryshon përfundimisht, vendi ku kemi jetuar dhe krijuar kujtimet tona, qyteti , shteti dhe tërë bota. Shoqëria, shkolla, miqësitë e adoleshencës apo edhe fëmijëria deri diku e lumtur tashmë janë pjesë e së shkuarës dhe çuditem se si errësira arrin të përpijë kaq shumë njerëz, vende, objekte dhe frymë, kaq shpejt. Mua më mungon ajo kohë, bashkë me të edhe Tringa.

Vezhguesi – Evald Flisar

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 300.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 105.00 L.

Një thriller i guximshëm metafizik, mbi kufirin e paqartë midis realitetit dhe fiksionit. “Vëzhguesi” i Flisarit është një roman psikologjiko-filozofik që ka në qendër individin të përfshirë në një lojë shumë të ndërlikuar mes realitetit, kujtesës dhe imagjinatës.

Toni – Rumena Buzarovska

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Rumena Bužarovska kësaj radhe vjen me një roman të jashtëzakonshëm, i cili jo vetëm të bën të qeshësh, por edhe arrin që përmes stilit të saj mjeshtëror, të të fusë në një histori ku, në një mënyrë apo tjetrën, e kemi gjetur veten të gjithë.

Parullat me gure

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Është një vëllim i njohur me tregime i shkrimtarit Ylljet Aliçka. Përmes një ironie dhe satire të hollë, libri pasqyron jetën absurde gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri. Ideologjia e kohës dhe detyrimet kolektive trajtohen si një mekanizëm shtypës që zhvleftësonte individin.

Nirvana – Tommy Wieringa

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Nirvana, ku ndërthuren sekretet familjare, arti, lufta, kapitalizmi dhe kriza klimatike, është një roman i madh për fajin e trashëguar, etjen për pushtet dhe zjarrin e përparimit teknologjik që ushqehet me më të dobëtit dhe gllabëron burimet e planetit: një shërbëtor i mirë, por një zotëri i keq.

Besnikeri e padeshiruar

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Spiritualisti i madh idian, Osho vjen me nje tjeter veper ku reflekton mbi egon njerezore, mbi brengat qe jane thjeshte produkt i egos tone dhe i shpreses per te duruar dhe kapercyer cdo veshtiresi ne jete.

Rikthimi – Yaa Gyasi

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Romani i jashtëzakonshëm i Yaa Gyasi-t hedh dritë mbi trashëgiminë e dhimbshme të skllavërisë, si për ata që u morën me forcë, ashtu edhe për ata që mbetën pas. Ai tregon gjithashtu se kujtesa e robërisë është ngulitur thellë në shpirtin e kombit.

Aventures e pepes si sirene

(0)
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

Nje tjeter liber magjik i Pepes vjen ne shqip, ku kesaj radhe personazhi me i dashur per vogelushet deshiron qe te organizoje nje feste te bukur nen uje me miqte e saj. Po cfare ndodh qe kjo feste behet e paharrueshme per Pepen tone dhe qe ajo do te beje nje tjeter feste? Per kete ju ftojme te ndiqni Pepen si sirene deti….

1914 – vellimi i pare – Flutura Acka

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 300.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 105.00 L.

Romani “1914” është libri i parë i një trilogjie historike, që sikurse mëton titulli, ngrihet mbi ngjarjet e periudhës historike shqiptare gjatë përgatitjes për ardhjen në Shqipëri, mbretërimin dhe largimin e Princ Vidit në kapërcyell, dhe gjatë vitit 1914. Porosite që tani romanin më të ri të Flutura Açkës, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Mediaprint

2084 fundi i botes

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

“2084: Fundi i botës” nga Boualem Sansal është një roman distopik që përfytyron një të ardhme ku një perandori totalitare, e quajtur Abistan, kontrollon çdo aspekt të jetës përmes fesë, frikës dhe nënshtrimit absolut. Në një shoqëri ku mendimi i lirë është zhdukur dhe e kaluara rishkruhet vazhdimisht, Ati, personazhi kryesor, nis të dyshojë mbi të vërtetat që i janë imponuar dhe të kërkojë atë që fshihet pas sistemit. I frymëzuar nga “1984” i George Orwell-it, romani është një reflektim i fuqishëm mbi totalitarizmin, fanatizmin, manipulimin e së vërtetës dhe rrezikun e humbjes së lirisë individuale.

Vrite babain

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

“Vrite babain” (Uccidi il padre) është një roman thriller nga shkrimtari italian Sandrone Dazieri, i botuar në shqip nga shtëpia botuese Ombra GVG në vitin 2015 dhe i perkthyer nga Edmond Çali

E shtrenjta jete

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 100.00 L.Çmimi i tanishëm është: 935.00 L.

Vjen ne shqip edhe nje tjeter permbledhje me tregime e nobelistes kanadeze Alice Munro, perkthyer nga Pranvera Xhelo dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Dudaj.

-15% Në fokus

Trashegimia – Elle Kennedy

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Bëhuni gati per fiksimin tuaj te ri…   Lexoni TRASHËGIMIA për të marrë përgjigjen e shumëpritur ndaj pyetjes: ku ndodhen ata tani? Trashegimia eshte libri i pestë i serisë OFF-CAMPUS me mbi 400 milionë shikime në TikTok. Katër librat e parë  të kësaj serie janë: MARRËVESHJA, GABIMI, JOSHJA, SYNIMI

Inventari i endrrave – Chimamanda Ngozi Adichie

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Më shumë se një dekadë pas romanit Amerikania, që e bëri të famshme ndërkombëtarisht, Adichie riktheht me një roman polifonik për dashurinë dhe dinjitetin, për nënat e bijat, për ëndrrat që numërojmë pas çdo makthi – të rrëfyer me atë vërtetësi të rrallë që e ka bërë zërin e saj një nga më të dashurit në letërsinë bashkëkohore.

Kryeqyteti – Robert Menasse

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Mesimet – Ian McEwan

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Ian McEwan, një nga tregimtarët më të mëdhenj të kohës, rikthehet me një roman të ri, ambicioz dhe magjepsës. Mësimet është e gjitha një kronikë e kohës sonë – një meditim i fuqishëm mbi historinë dhe njerëzimin, rrëfyer përmes prizmit të jetës së një njeriu. Përmes jetës në dukje pa cilësi të personazhit të tij, McEwan ka skicuar portretin e kohës sonë tragjike dhe të trazuar, duke u dhuruar lexuesve një roman të shkruar me një mjeshtëri tronditëse dhe një intensitet emocional të paarritshëm.

Vepra poetike – Ali Asllani

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Vjen e gjithe krijimtaria poetike e Ali Asllanit ne nje botim me vete, pergatitur nga shtepia botuese Dudaj

Njeriu i padukshem – H.G. Wells

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Një histori për shkencën dhe ambicien, vetminë dhe pushtetin, për kufirin e brishtë mes një zbulimi të madh dhe shkatërrimit.

Legjenda kineze

(0)
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.Çmimi i tanishëm është: 765.00 L.

Enti botues Sapere Aude sjell librin “Legjenda Kineze”, një vëllim me legjenda që sjellin pranë lexuesve botën e urtësisë, të misterit dhe të imagjinatës kineze. Një libër për ata që duan historitë e lashta, simbolet, aventurën dhe magjinë e rrëfimeve që kalojnë nga brezi në brez. Këto rrëfenja janë përkthyer nga gjuha origjinale kineze prej Enida Mara.

Gjeografia e kujtimeve – proze poetike

(0)
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

“Gjeografia e kujtimeve” është një hartë emocionesh dhe përjetimesh, ku udhëtimi më i rëndësishëm nuk është ai nga një qytet në tjetrin, por ai drejt vetes. Ky botim vjen i kuruar nga enti botues me i ri, Sapere Aude

Sekrete femerore – Robert Arlt

(0)
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

Sekrete femërore mbledh një seri skicash të mprehta ku Roberto Arlt vëzhgon me ironi, humor dhe satirë marrëdhëniet mes burrave dhe grave.

Tregime per burra qe jane ende femije

(0)
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

Proza narrative e Wilms Montt-it përbën horizontin më pak të njohur të veprës së saj, ku, me të njëjtin vrull që përshkon ditarët dhe poezitë e saj, ajo arrin të kapërcejë çdo kufizim të kohës së vet, duke u afirmuar si një nga shkrimtaret kiliane më vezulluese dhe më të pazakonta të fillimshekullit XX.