Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 222 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Shtepiza qershize

(0)
1, 200.00 L

Ka histori që fëmijët i lexojnë dhe ka histori që i ndihmojnë të kuptojnë atë që ndiejnë. “Shtëpiza qershizë” flet butësisht për vetminë, pritjen, frikën, përkatësinë dhe gëzimin që sjell familja. Përmes rrëfimit dhe aparatit pedagogjik që e shoqëron, fëmija nuk mbetet vetëm lexues: ai pyet, ndien, imagjinon, krijon dhe reflekton. Ky libër që na kujton se fëmijëve mund t’u japim shumë gjëra, por ajo që e bën një shtëpi të lumtur është prania, kujdesi dhe dashuria jonë. Shtëpinë e bëjnë shtëpi NJERËZIT

Anjezka – Viktorie Hanisova

(0)
1, 300.00 L

Romani “Anjezka” është një vështrim i dhimbshëm i marrëdhënieve nënë dhe bijë, të “lindura” të dëmtuara…

Fizika e trishtimit – BAO

(0)
1, 200.00 L

Fizika e trishtimit është një libër ku mund të strehoheni, të banoni  duke gjurmuar lidhjet , duke ndjekur rrëfimtarin  që të bën të humbasësh në histori të ndryshme, me Minotaurin e pikëlluar dhe të keqkuptuar në qendër të të gjitha gjërave. Autori me kete roman, por edhe me vepren e plote te tij u vleresua me cmimin Man Booker Prize ne vitin 2023.

Posedimet – Llucia Ramis

(0)
1, 200.00 L

Kur rritesh do të thotë që nuk ke më një vend se ku mund të kthehesh..? Ky është një rrëfim për dilemat dhe plagët e së shkuarës, një roman që nis me një kthim dhe përfundon me një ulërimë.

Kafsha qe jep shpirt – SB

(0)
800.00 L

“Kafsha që jep shpirt” është një nga romanet e fundit të shkrimtarit amerikan Philip Roth (1933-2018). Kjo kryevepër përmbledh në mënyrë të përsosur gjithë qasjen pesimiste mbi epokën tonë nga ana e një prej prozatorëve më të njohur dhe vlerësuar botërisht pas Luftës së Dytë Botërore.

Imoralisti – Andre Gide

(0)
750.00 L

Vjen me ne fund ne shqip nje kryeveper e lirise dhe e individualizmit,  “Imoralisti” nga autori gjenial francez, André Gide, Fitues i Çmimit Nobel në Letërsi, përkthyer nga Primo Shllaku, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Albas.

Portreti i Dorian Greit – Toena

(0)
1, 000.00 L

Portreti i Dorian Greit sjell para lexuesit temën e shkatërrimit të jetës së një të riu nën efektin e së keqes dhe parazitizmit dhe mbivlerësimit të së bukurës, në fund të shekullit XIX në Angli. Ky roman mbetet një nga veprat më të arrira të Oscar Wilde, – i hedhur në qarkullim nga Botimet Toena