Georgi Gospodinov
Georgi Gospodinov është shkrimtari i parë bullgar që ka fituar International Booker Prize për romanin e tij Time Shelter, përkthyer nga Angela Rodel. Librat e tij janë botuar në 40 gjuhë. “Një shkrimtar me ngrohtësi dhe mjeshtëri të madhe”, - shkruan The Guardian për të. Romani është përfshirë ndër librat e vitit nga The New Yorker, The Guardian dhe Financial Times. Romani i tij i parë, Roman Natyral (1999), u bë një ngjarje për valën e re të prozës dhe i riktheu lexuesit te letërsia bullgare. “Një kryevepër e vogël dhe e përkryer”, - shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung për të. Romani i tij The Physics of Sadness u shpall Romani i Vitit në Bullgari dhe fitoi Çmimin Evropian Angelus. Kritikët e huaj e krahasojnë Gospodinovin me shkrimtarë si Márquez, Orhan Pamuk dhe Milan Kundera. Veprat e tij studiohen në universitete të ndryshme në mbarë botën. Gospodinov është autor i vëllimeve me poezi, tregimeve të shkurtra, romanit grafik Miza e përjetshme, një libreti operistik, dramave dhe skenarëve filmikë. Filmi i animuar Blind Vaysha, bazuar në tregimin e tij me të njëjtin titull dhe me regji të Teodor Ushevit, ishte finalist për një Oscar në vitin 2017. Në vitin 2023, ai u bë Kalorës i Urdhrit Francez të Arteve dhe Letërsisë. Romani i tij më i fundit është Kopshtari dhe vdekja (2024), i cili fitoi Çmimin e Kritikës Spanjolle dhe u përzgjodh ndër librat e vitit nga The New Yorker.
Fizika e trishtimit – BAO
- Autori: Georgi Gospodinov
- Shtëpia botuese: Albas
- Përkthyesi: Milena Selimi
Fizika e trishtimit është një libër ku mund të strehoheni, të banoni duke gjurmuar lidhjet , duke ndjekur rrëfimtarin që të bën të humbasësh në histori të ndryshme, me Minotaurin e pikëlluar dhe të keqkuptuar në qendër të të gjitha gjërave. Autori me kete roman, por edhe me vepren e plote te tij u vleresua me cmimin Man Booker Prize ne vitin 2023.
Përshkrimi
Duke përdorur mitin e Minotaurit si imazhin e tij organizues, autori ndërton në roman një labirinth tregimesh rreth familjes së personazhit kryesor, duke u hedhur nga epoka në epokë nga pikëpamja në pikëpamje, duke eksploruar mendësinë dhe estetikën e europianolindorëve.
Nëpërmjet empatisë patologjike personazhi arrin të trupëzohet në historitë e të tjerëve, duke na sjellë një larmi ngjarjesh, që zënë fill që nga periudhat parahistorike.
Një mënyrë e jashtëzakonshme lëvizjeje, siç është historia e gjyshit të tij që mbetet aksidentalisht në një mulli, – një histori jashtëzakonisht gazmore, ‒ apo paragrafi mbi tmerrin e pyetjes “si jeni?” .
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 360 Faqe
- Data e publikimit: 05/09/2019
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Titulli origjinal: Fizika na tagata
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.