Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 138 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Gjeografia e kujtimeve – proze poetike

(0)
800.00 L

“Gjeografia e kujtimeve” është një hartë emocionesh dhe përjetimesh, ku udhëtimi më i rëndësishëm nuk është ai nga një qytet në tjetrin, por ai drejt vetes. Ky botim vjen i kuruar nga enti botues me i ri, Sapere Aude

Shenimet e togerit te flotes Jegor Metaksa

(0)
1, 200.00 L

Shënimet e Jegor Metaksa ruheshin në Bibliotekën Publike të Jerevanit dhe disa pjesë të shkurtëra të tyre u botuan në revistat ruse që kishin të bënin me marrëdhëniet me Ali Pashë Tepelenën por botimi i tyre u ndërpre. Jegor Metaksa është dëshmitari i drejtpërdrejtë dhe pjesëmarrësi i ngjarjeve të përshkruara prej tij. Njohja e gjuhëve vendase i jepte Metaksaut mundësinë që të dëgjonte dhe të merrte pjesë në të tjerat.

Anno Domini , poezi

(0)
700.00 L

Anno Domini – në vitin e Zotit. Ky titull nuk i referohet thjesht një kohe kalendarike. Ai është një përpjekje për ta jetuar kohën njerëzore nën dritën e së përjetshmes; për t’i lexuar ngjarjet e jetës jo si rastësi por si shenja të një rruge drejt Burimit prej nga ka ardhur dhe drejt të cilit, me vetëdije ose jo, është gjithmonë duke u kthyer.

Mein Kampf – vellimi 1

(0)
1, 500.00 L

Një nga librat më të debatuar dhe më të diskutuar të shekullit XX. Mein Kampf nuk është thjesht një libër – është një dokument historik që ndihmon për të kuptuar më thellë ideologjitë që çuan në tragjedi botërore. Ky libër është një kujtesë e fuqishme se si idetë e rrezikshme, kur përhapen pa u sfiduar, mund të çojnë në pasoja shkatërruese për njerëzimin! Këtë herë libri i Hitlerit vjen me përkthimin e Qemal Veliaj dhe botimin nga Reklama