Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 139 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Shtepiza qershize

(0)
1, 200.00 L

Ka histori që fëmijët i lexojnë dhe ka histori që i ndihmojnë të kuptojnë atë që ndiejnë. “Shtëpiza qershizë” flet butësisht për vetminë, pritjen, frikën, përkatësinë dhe gëzimin që sjell familja. Përmes rrëfimit dhe aparatit pedagogjik që e shoqëron, fëmija nuk mbetet vetëm lexues: ai pyet, ndien, imagjinon, krijon dhe reflekton. Ky libër që na kujton se fëmijëve mund t’u japim shumë gjëra, por ajo që e bën një shtëpi të lumtur është prania, kujdesi dhe dashuria jonë. Shtëpinë e bëjnë shtëpi NJERËZIT

Sekreti i fundit – Aldo Sulollari

(0)
1, 000.00 L

“Sekreti i Fundit” është një rrëfim për mbijetesën, manipulimin, tradhtinë dhe fuqinë e një zëri të vetëm përballë një sistemi të korruptuar. Një thriller që të mban në ankth deri në faqen e fundit — sepse ndonjëherë, disa sekrete nuk duhen zbuluar kurrë.

E paftuara

(0)
1, 400.00 L

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Shërbëtorja”, autorja bestseller e New York Times, Freida McFadden, rikthehet me “E paftuara”, thrillerin e saj më të suksesshëm e të frikshëm. Në një natë të errët me stuhi, një vajzë e mitur e mbuluar me gjak shfaqet në dritaren e një shtëpie të izoluar, duke mbajtur një thikë dhe një sekret vdekjeprurës. Eksploroni se deri ku mund të shkojë ajo për të mbijetuar. Gjeni këtë libër që lexohet me një frymë, ekskluzivisht tek Leximtari, duke nisur nga data 3 korrik 2026!

Ora e zemres

(0)
1, 000.00 L

Një rrëfim thellësisht prekës e depërtues nga një prej psikoterapistëve më të shquar të kohës sonë, Irvin D. Yalom. “Ora e zemrës” zbulon sfidat, të fshehtat dhe triumfet e një praktike krejt të pazakontë: seanca terapie të vetme dhe njëorëshe. Një eksplorim magjepsës i mendjes njerëzore dhe fuqisë shëruese të fjalës, tashmë i disponueshëm në Leximtari.

Gruaja e burrit tim

(0)
1, 200.00 L

Autorja bestseller me mbi 1 milion kopje të shitura, e njohur si mbretëresha e kthesave të papritura, Alice Feeney, godet përsëri me romanin e saj më të ri. “Gruaja e burrit tim” vjen si një rrjetë e rrezikshme mashtrimesh, fiksimesh dhe misteresh që do t’ju mbajë në ankth deri në faqen e fundit. Përgatituni për thrillerin martesor më sfidues që keni lexuar ndonjëherë dhe hyni brenda Dylbisë—nëse guxoni—për të zbuluar një histori ku asgjë nuk është ashtu siç duket, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

I burgosuri – Freida McFadden

(0)
1, 400.00 L

Edhe një tjetër roman tronditës i Freida McFadden vjen në shqip, i cili të mban të mbërthyer deri në faqen e fundit me të papriturat e njëpasnjëshme. “I burgosuri” na sjell historinë drithëruese të Bruk Salivanit, në një eksplorim të thellë të kujtesës, besimit dhe ndikimit të traumave të së kaluarës në të tashmen. Një thriller i mbushur me sekrete, rrezik dhe tradhti që nuk duhet ta humbisni, tashmë i disponueshëm në Leximtari.