Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 221 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Legjenda kineze

(0)
900.00 L

Enti botues Sapere Aude sjell librin “Legjenda Kineze”, një vëllim me legjenda që sjellin pranë lexuesve botën e urtësisë, të misterit dhe të imagjinatës kineze. Një libër për ata që duan historitë e lashta, simbolet, aventurën dhe magjinë e rrëfimeve që kalojnë nga brezi në brez. Këto rrëfenja janë përkthyer nga gjuha origjinale kineze prej Enida Mara.

Shqiperia dhe SHBA ne Arkivat e Uashingtonit

(0)
1, 250.00 L

Libri është një dëshmi me vlerë për të kuptuar rrënjët historike të lidhjeve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe rolin e diplomacisë, diasporës dhe rrethanave ndërkombëtare në fatin e Shqipërisë.

Udhetime ne Ballkan 1857 – 1870

(0)
1, 500.00 L

Guillaume Lejeani u ngarkua nga qeveria franceze me gjashtë misione. Ai përshkoi shumë herë vargmalin e Ballkanit dhe, i mbështetur nga personalitete shkencore franceze, gjermane e austriake, dha ndihmesë të madhe për hartografinë e rajonit dhe njohjen e popujve të tij.

Shenimet e togerit te flotes Jegor Metaksa

(0)
1, 200.00 L

Shënimet e Jegor Metaksa ruheshin në Bibliotekën Publike të Jerevanit dhe disa pjesë të shkurtëra të tyre u botuan në revistat ruse që kishin të bënin me marrëdhëniet me Ali Pashë Tepelenën por botimi i tyre u ndërpre. Jegor Metaksa është dëshmitari i drejtpërdrejtë dhe pjesëmarrësi i ngjarjeve të përshkruara prej tij. Njohja e gjuhëve vendase i jepte Metaksaut mundësinë që të dëgjonte dhe të merrte pjesë në të tjerat.

Jona dhe deti

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 540.00 L.

Mein Kampf – vellimi 1

(0)
1, 500.00 L

Një nga librat më të debatuar dhe më të diskutuar të shekullit XX. Mein Kampf nuk është thjesht një libër – është një dokument historik që ndihmon për të kuptuar më thellë ideologjitë që çuan në tragjedi botërore. Ky libër është një kujtesë e fuqishme se si idetë e rrezikshme, kur përhapen pa u sfiduar, mund të çojnë në pasoja shkatërruese për njerëzimin! Këtë herë libri i Hitlerit vjen me përkthimin e Qemal Veliaj dhe botimin nga Reklama

Nje dritare me shume

(0)
1, 800.00 L

Del në dritë libri “Një dritare më shumë: Kontributi im në historiografinë e Beratit”, që sjell për herë të parë të përmbledhur veprën studimore shumëvjeçare të Vlash Papës (1900-1979). Sot, ky libër është një “dritare më shumë” për historinë e Beratit dhe njëherësh mund të lexohet edhe si një homazh dhe falenderim për mësuesit, për ata që me punën e tyre kanë ndriçuar jo vetëm mendjet e nxënësve, por edhe faqet e historisë sonë

Snajperet e fundjaves

(0)
1, 700.00 L

Romani “Snajperët e fundjavës” nga mjeshtri i zhanrit noir italian, Ezio Gavazzeni, është një thriller i errët, i tensionuar dhe plot adrenalinë. Kur një seri vrasjesh e kthen qytetin në një fushëbetejë të rrezikshme gjatë fundjavave, fillon një garë e pamëshirshme me kohën për të zbuluar se kush fshihet pas objektivit. Zbuloni këtë rrëfim drithërues, plot mister dhe kthesa të papritura, tashmë i disponueshëm në Leximtari.

Dollia shqiptare – Antropologjia e tradites dhe kodi i mikpritjes

(0)
1, 500.00 L

Zbuloni rrënjët e thella të kulturës dhe identitetit tonë kombëtar me librin “Dollia shqiptare – Antropologjia e traditës dhe kodi i mikpritjes” nga studiuesi Sherif Bundo. Një analizë e jashtëzakonshme antropologjike dhe etnografike që hedh dritë mbi një nga ritet më unike, fisnike dhe thelbësore të tryezës shqiptare. Një thesar i vërtetë për trashëgiminë tonë shpirtërore, tashmë i disponueshëm në Leximtari.

Pepa eshte e mire

(0)
800.00 L

Në këtë libërth të adhurueshëm për të vegjlit, Pepa tregon se sa e sjellshme dhe e dashur mund të jetë! Shfleto faqet e tij me ngjyra për të parë Pepën duke bërë gjëra të mira për shokët dhe familjen e saj, si të ndajë kohën për të parë televizor me Xhorxhin apo të organizojë një festë të bukur çaji me Suzin. Një histori e ngrohtë dhe edukative për fëmijët, tashmë e disponueshme në Leximtari.