Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 152 përfundime gjithsejRenditur sipas popullaritetit

Meditime

(0)
800.00 L

Kryevepra e filozofisë stoike nga perandori romak, Marcus Aurelius, vjen në gjuhën shqipe përmes një përkthimi mjeshtëror nga Arben Shehu. Ky ditar personal i njërit prej udhëheqësve më të fuqishëm të antikitetit ofron mësime të vyera mbi vetëkontrollin, qetësinë shpirtërore dhe përballjen me sfidat e jetës. Një libër shqip thelbësor për çdo bibliotekë, i botuar me kujdes nga shtëpia botuese Minerva.

Gjejeni këtë thesar të urtësisë antike ekskluzivisht në Leximtari.

Sapiens – Një histori e shkurtër e njerëzimit

(1)
2, 000.00 L

Një fenomen botëror që ka mahnitur miliona lexues. Yuval Noah Harari shpjegon historinë e njerëzimit nga Epoka e Gurit deri në Luginën e Silikonit. Pse jemi këtu? Ku po shkojmë? Zbulojeni në këtë vepër thelbësore të kategorisë Histori.

Gjeopolitika e Republikes Islamike te Iranit

(0)
2, 000.00 L

Libri “Gjeopolitika e Republikës Islamike të Iranit”, së bashku me dy librat e tjerë: “Strategjia Ushtarake e Iranit, forcat e armatosura dhe fuqia luftarake” dhe “Forcat Al-Quds, Struktura, misionet, operacionet dhe kapacitetet e tyre”, plotësojnë një studim gjithëpërfshirës të hollësishëm të gjithë strukturave politike, diplomatike, forcave të armatosura, të inteligjencës, sigurisë dhe të aktiviteteve të paligjshme dhe destruktive të Iranit në fushën e diplomacisë aktive, ekonomisë, teknologjisë, të sigurisë dhe të terrorit në të gjithë rajonin dhe botën, nën udhëzimin e drejtpërdrejtë të Liderit Suprem të Iranit Ajatollah Ali Khamenei.

Paraja – David McWalliams

(0)
2, 000.00 L

Një udhëtim mbresëlënës, i gjithanshëm dhe imagjinar përmes historisë dhe të ardhmes së parasë nga një autor që me të vërtetë e kupton paranë. Në qoftë se ju ashtu si dhe unë, nuk e kini shkuar kurrë ndërmend se nga vjen paraja, apo thjesht çfarë është ajo, ky libër është shkruar për ju.

Transhumanizmi – Pertej njeriut

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 900.00 L.

Shqiperia dhe SHBA ne Arkivat e Uashingtonit

(0)
1, 250.00 L

Libri është një dëshmi me vlerë për të kuptuar rrënjët historike të lidhjeve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe rolin e diplomacisë, diasporës dhe rrethanave ndërkombëtare në fatin e Shqipërisë.

Udhetime ne Ballkan 1857 – 1870

(0)
1, 500.00 L

Guillaume Lejeani u ngarkua nga qeveria franceze me gjashtë misione. Ai përshkoi shumë herë vargmalin e Ballkanit dhe, i mbështetur nga personalitete shkencore franceze, gjermane e austriake, dha ndihmesë të madhe për hartografinë e rajonit dhe njohjen e popujve të tij.

Shenimet e togerit te flotes Jegor Metaksa

(0)
1, 200.00 L

Shënimet e Jegor Metaksa ruheshin në Bibliotekën Publike të Jerevanit dhe disa pjesë të shkurtëra të tyre u botuan në revistat ruse që kishin të bënin me marrëdhëniet me Ali Pashë Tepelenën por botimi i tyre u ndërpre. Jegor Metaksa është dëshmitari i drejtpërdrejtë dhe pjesëmarrësi i ngjarjeve të përshkruara prej tij. Njohja e gjuhëve vendase i jepte Metaksaut mundësinë që të dëgjonte dhe të merrte pjesë në të tjerat.