Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 264 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Shqiperia dhe SHBA ne Arkivat e Uashingtonit

(0)
1, 250.00 L

Libri është një dëshmi me vlerë për të kuptuar rrënjët historike të lidhjeve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe rolin e diplomacisë, diasporës dhe rrethanave ndërkombëtare në fatin e Shqipërisë.

Udhetime ne Ballkan 1857 – 1870

(0)
1, 500.00 L

Guillaume Lejeani u ngarkua nga qeveria franceze me gjashtë misione. Ai përshkoi shumë herë vargmalin e Ballkanit dhe, i mbështetur nga personalitete shkencore franceze, gjermane e austriake, dha ndihmesë të madhe për hartografinë e rajonit dhe njohjen e popujve të tij.

Shenimet e togerit te flotes Jegor Metaksa

(0)
1, 200.00 L

Shënimet e Jegor Metaksa ruheshin në Bibliotekën Publike të Jerevanit dhe disa pjesë të shkurtëra të tyre u botuan në revistat ruse që kishin të bënin me marrëdhëniet me Ali Pashë Tepelenën por botimi i tyre u ndërpre. Jegor Metaksa është dëshmitari i drejtpërdrejtë dhe pjesëmarrësi i ngjarjeve të përshkruara prej tij. Njohja e gjuhëve vendase i jepte Metaksaut mundësinë që të dëgjonte dhe të merrte pjesë në të tjerat.

Oqeani – i kujt eshte ky tingull

(0)
500.00 L

Bota jonë është plot me tinguj!

A mund ta gjesh saktë çdo tingull në oqean?

Parku – i kujt eshte ky tingulli

(0)
500.00 L

Bota jonë është plot me tinguj!

A mund ta gjesh saktë çdo tingull në park?

Ferma – i kujt eshte ky tingull

(0)
500.00 L

Bota jonë është plot me tinguj!

A mund ta gjesh saktë çdo tingull në fermë?

Hapesira – i kujt eshte ky tingull

(0)
500.00 L

Bota jonë është plot me tinguj!

A mund ta gjesh saktë çdo tingull në hapësirë?

Miqte e mi me rrota – Nje dite ne ferme me qenin

(0)
700.00 L

Feliksi, qeni I fermës ka një ditë të ngarkuar përpara, por është i uritur dhe ka humbur të gjitha ushqimet. Ndihmojeni të gjejë kockat e shijshme dhe takoni disa nga miqtë e tij gjatë rrugës!

Miqte e mi mbi rrota T – Reksi garon drejt fitores

(0)
700.00 L

T-Reksi Tito do të marrë pjesë në garën e shkretëtirës, por ai nuk ka rrota! A do të gjejë diçka në kohë? Ndihmojeni të gjejë zgjidhjen e duhur dhe takoni disa nga miqtë e tij gjatë rrugës!

Mein Kampf – vellimi 1

(0)
1, 500.00 L

Një nga librat më të debatuar dhe më të diskutuar të shekullit XX. Mein Kampf nuk është thjesht një libër – është një dokument historik që ndihmon për të kuptuar më thellë ideologjitë që çuan në tragjedi botërore. Ky libër është një kujtesë e fuqishme se si idetë e rrezikshme, kur përhapen pa u sfiduar, mund të çojnë në pasoja shkatërruese për njerëzimin! Këtë herë libri i Hitlerit vjen me përkthimin e Qemal Veliaj dhe botimin nga Reklama

Nje dritare me shume

(0)
1, 800.00 L

Del në dritë libri “Një dritare më shumë: Kontributi im në historiografinë e Beratit”, që sjell për herë të parë të përmbledhur veprën studimore shumëvjeçare të Vlash Papës (1900-1979). Sot, ky libër është një “dritare më shumë” për historinë e Beratit dhe njëherësh mund të lexohet edhe si një homazh dhe falenderim për mësuesit, për ata që me punën e tyre kanë ndriçuar jo vetëm mendjet e nxënësve, por edhe faqet e historisë sonë

Snajperet e fundjaves

(0)
1, 700.00 L

Romani “Snajperët e fundjavës” nga mjeshtri i zhanrit noir italian, Ezio Gavazzeni, është një thriller i errët, i tensionuar dhe plot adrenalinë. Kur një seri vrasjesh e kthen qytetin në një fushëbetejë të rrezikshme gjatë fundjavave, fillon një garë e pamëshirshme me kohën për të zbuluar se kush fshihet pas objektivit. Zbuloni këtë rrëfim drithërues, plot mister dhe kthesa të papritura, tashmë i disponueshëm në Leximtari.