Libraria

Po shfaqen krejt 10 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Shqiperia dhe SHBA ne Arkivat e Uashingtonit

(0)
1, 250.00 L

Libri është një dëshmi me vlerë për të kuptuar rrënjët historike të lidhjeve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe rolin e diplomacisë, diasporës dhe rrethanave ndërkombëtare në fatin e Shqipërisë.

Udhetime ne Ballkan 1857 – 1870

(0)
1, 500.00 L

Guillaume Lejeani u ngarkua nga qeveria franceze me gjashtë misione. Ai përshkoi shumë herë vargmalin e Ballkanit dhe, i mbështetur nga personalitete shkencore franceze, gjermane e austriake, dha ndihmesë të madhe për hartografinë e rajonit dhe njohjen e popujve të tij.

Pergatitemi per provimin e vleresimit te njohurive te arsimit fillor – Vanaf 5

(0)
600.00 L

Ky nuk është thjesht një libër ushtrimesh. Është ura mes dijes dhe vetëbesimit të fëmijës.  “Përgatitemi për provimin e vlerësimit të njohurive – VANAF 5” i përgatitur nga shtëpia botuese Redona, është krijuar që fëmija të mos ndiejë frikë nga testimi, por kënaqësi nga përparimi.

Pergatitu per VANAF 5 – 20 teste te integruara

(0)
500.00 L

Ky eshte nje nga tekstet me te mira per tu pergatitur nxenesit e klases se peste te ciklit te ulet ne sistemin parauniversitar per provimet e VANAF-it. Ketu jane perfshire rreth 20 teste te cilat mund te jene pjese e testimit te nxenesve. Ky botim eshte pergatitur nga Ideart e cila sjell ekspertizen dhe pervojen me te mire ne pergatitjen e teksteve shkollore dhe teksteve ne ndihme te programeve shkollore

Pergatitesi per provimin kombetar te arsimit fillor

(0)
500.00 L

“PËRGATITËSI PËR PROVIMIN KOMBËTAR TË ARSIMIT FILLOR” është hartuar në bazë të programit orientues për vlerësimin e arritjeve të nxënësve të klasave të pesta dhe është mbështetur në programet me kompetenca të lëndëve: Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Dituri natyre. Provoni njohuritë, rikujtoni çfarë keni mësuar, ushtrohuni në praktikë dhe, me siguri, do t’ia dilni mbanë!

Kujtime Theodhoros Kolokotronis

(0)
1, 500.00 L

Kjo vepër, përmes atyre që ka përjetuar protagonisti kryesor, hedh dritë mbi lëvizjen e parë nacionalçlirimtare në Ballkan që ia arriti objektivit të vet dhe shërbeu si promotor për krijimin e shteteve kombëtare në rajon, duke shënuar në këtë mënyrë, në një stad të hershëm, rilidhjen e rajonit tonë me Europën.