Jeff Kinney
Jeff Kinney (lindi më 19 shkurt 1971 në Fort Washington, Maryland, SHBA) është autor, ilustrues, dhe krijues i serisë së famshme për fëmijë Diary of a Wimpy Kid. Ai studioi në Universitetin e Marylandit, ku filloi të shkruajë dhe ilustronte një strip komik për gazetën studentore. “Ditari i Gregut” u bë libër shumë i dashur menjëherë pas botimit të tij të parë në 2007, dhe prej atëherë seritë e tij kanë shitur qindra miliona kopje në mbarë botën. Kjo seri ka ardhur edhe ne shqip permes Ideart. Po ashtu, eshte botuar edhe seria Aventurat e shokut fantastik te Raul Xheferson. Jeff Kinney gjithashtu krijoi uebsajtin edukativ Poptropica, dhe është i njohur për humorin e tij që i afrohet realitetit të përditshëm të adoleshentëve – me histori që përzien ilustrime të thjeshta me situata që shumë lexues mund t’i njohin.
Ditari i Gregut 20 – Prishesi i festes
- Autori: Jeff Kinney
- Shtëpia botuese: Ideart
- Përkthyesi: Artan Miraka
Seria bestseller e shkruar nga Jeff Kinney vjen me librin e 20-të njëherësh në botë dhe para lexuesit të vogël shqiptar. Sot, seria e Gregut është një bestseller botëror me më shumë se 300 milionë kopje të shitura.
Përshkrimi
“Greg Helflit nuk para i pëlqejnë surprizat – sidomos kur bëhet fjalë për ditëlindjen e vet. Po nuk i ka shkuar mendja kurrë se ç’surprizë befasuese i ka përgatitur familja këtë vit.
Kur nisin të shpalosen planet për ditëlindjen e tij madhështore, ai shpreson se do t’i plotësohet dëshira e vetme që ka për këtë ditëlindje – një kartë shumë e rrallë koleksioni, që vlen sa një pasuri e tërë. Problemi është se asaj i janë vënë nga pas edhe të tjerë dhe nuk ka asnjë garanci se do ta shtjerë në dorë i pari.”
Ditari i Gregut – një seri “fenomen” në letërsinë për fëmijë
Si mendoni? A ka mbetur ndokush që nuk ka dëgjuar ndonjëherë për Ditarin e Gregut! Askush, apo jo?
E natyrshme, sepse kjo seri fantastike e ilustruar me skica të veçanta, e krijuar nga Jeff Kinney, është kthyer në një ngjarje që ka përfshirë miliona fëmijë në të gjithë botën, falë një personazhi të jashtëzakonshëm dhe një zhanri të ri letrar për fëmijë që është përhapur kudo, përmes ndërthurjes së tekstit me skica!
Ditari i Gregut është sot një nga pesë seritë më të shitura të librave – për të rritur dhe fëmijë – të të gjitha kohërave. Jeff Kinney u rendit nga Time Magazine midis njëqind njerëzve më me ndikim në botë; seria Ditari i Gregut është botuar në 68 gjuhë të botës.
Greg, personazhi i vogël që u kthye në një “fenomen”, me ditarin e tij të përditshëm me tekste dhe skica ka bërë një revolucion te numri i jashtëzakonshëm i fëmijëve që e kanë lexuar këtë seri, në të gjithë botën.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 128 Faqe
- Vendi i botimit: Tirane

gjergjiirsa11 –
-
-